vlen mbi 6 milione euro investim saraji fiton siguri zhvillim dhe dinjitet 6a5ca1e17f8d5

VLEN: Mbi 6 milionë euro investim- Saraji fiton siguri, zhvillim dhe dinjitet

July 19, 2026
1 minut lexim

Fillimi i punimeve për rregullimin e shtratit të Lumit të Thatë në Komunën e Sarajit është një ogur i mirë për mijëra banorë të kësaj ane. Ky investim strategjik i cili kap vlerën mbi 6 milionë euro i jep fund një problemi shumëvjeçar që përbënte rrezik për jetën e qytetarëve, pronën dhe tokat bujqësore.
I nisur nga koha e Izet Mexhitit si zëvendëskryeministër i parë dhe ministër, tani nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi dhe përkushtimit të ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, ky projekt po merr formë si një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore për këtë vendbanim.
Saraji për 22 vjet u la në harresë. Çdo cikël zgjedhor shoqërohej me premtime të njëjta, ndërsa pas zgjedhjeve qytetarët ngelnin me përmbytjet, dëmet materiale dhe zhgënjimin.
Prandaj sot kësaj politike të mashtrimit i ka ardhur fundi dhe qytetarët me të drejtë pyesin;
Pse Saraji u la për dekada pa mbrojtje?
Pse mijëra familje u detyruan të jetojnë nën frikën e çdo reshjeje dhe përmbytjeje?
Me VLEN investimet janë një tjetër provë se premtimet po shndërrohen në vepra, ato prekin te qytetarët dhe problemet e trashëguara po marrin zgjidhje konkrete. Prandaj mbetemi të përkushtuar të vazhdojmë të përmirësojmë cilësinë e jetës dhe të garantojmë zhvillim të qëndrueshëm për çdo qytetar.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gisele bundchen ndan momente te rralla familjare nga pushimet ne tahiti shfaq edhe djalin e vogel 6a5c9f3e9f7a8
Lajmi i mëparshëm

Gisele Bundchen ndan momente të rralla familjare nga pushimet në Tahiti, shfaq edhe djalin e vogël

vlen mbi 6 milione euro investim saraji fiton zhvillim 6a5ca32d23cb6
Lajmi i radhës

VLEN: Mbi 6 milionë euro investim- Saraji fiton zhvillim

Të fundit nga

ShkoLartë