Modelja e njohur braziliane Gisele Bundchen ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të veçanta nga pushimet verore që po kalon me familjen në Tahiti.
Në postimin e publikuar në rrjetet sociale, Bundchen ka ofruar edhe pamje të reja të djalit të saj të vogël, të cilin e ka me bashkëshortin Joaquim Valente. Edhe pse çifti vazhdon ta mbajë larg vëmendjes publike jetën private të fëmijës së tyre, disa nga fotografitë kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave.
Pjesë e pushimeve ishin edhe dy fëmijët e mëdhenj të supermodeles, Benjamin dhe Vivian, të cilët ajo i ka nga martesa e mëparshme me ish-yllin e futbollit amerikan, Tom Brady.

Fotografitë pasqyrojnë momente relaksi dhe harmonie familjare në plazhet tropikale të Tahitit, ku familja shijoi natyrën, detin dhe kohën së bashku.
Postimi i Gisele Bundchen u prit me mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit, të cilët vlerësuan pamjet e ngrohta familjare dhe bukurinë e destinacionit tropikal.

Burimi: botasot.info


