vlen deshtoi plani per destabilizim i treshes levica lsdm bdi shumica ne pushtet eshte stabile 66d854a3af35a

VLEN: Dështoi plani për destabilizim i treshes Levica-LSDM-BDI, shumica në pushtet është stabile

September 4, 2024
1 minut lexim

Koalicioni VLEN nëpërmjet një kumtese ka reaguar ndaj BDI-së për akuzat se ky koalicion po destabilizon vendin, pasi në Gjykatën Kushtetuese do të shqyrtohet shfuqizimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve – gjuhës shqipe, përcjell TV21.

Kumtesa e plotë dhe pa ndërhyrje e VLEN-it:

Mbrëmë, me mbështetjen e madhe që mori kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Afrim Gashi, edhe një herë u dëshmua se shumica qeveritare është stabile dhe nuk ka asnjë shenjë luhatjeje. Përveç kësaj, kjo interpelancë e nxori në skenë edhe koalicionin e ri të destabilizimit të vendit, Levica-LSDM-BDI.

Në të vërtetë, Levica është vetëm maja e ajsbergut dhe zëdhënëse e një projekti më të madh të kësaj treshe, që synon destabilizimin e vendit. Ashtu siç janë deklaruar edhe vetë më parë, ndërsa tashmë kjo po
dëshmohet edhe në praktikë, nisma e interpelancës, me aq gjuhë të urrejtjes ndëretnike dhe ndërfetare, flet se ka një koordinim dhe bashkëpunim mes kësaj treshe në planet e destabilizimit dhe shkaktimit të tensioneve, pse jo edhe të incidenteve ndëretnike në Maqedoninë e Veriut.

Megjithatë, kjo interpelancë ishte edhe një arsye më shumë që të bëhet homogjenizimi i koalicionit VLEN, por edhe në koalicionin qeverisës, duke dëshmuar stabilitet dhe qëndrueshmëri kundrejt planeve ogurzeza që hartohet në kuzhina anti-NATO dhe anti-BE.

Përkundër synimit të interpelancës që të shkaktojë huti e destabilizim, ajo ndihmoi më shumë në ndërgjegjësimin e shumicës qeveritare dhe kohezionin e brendshëm të saj, duke dëshmuar se këto nisma janë të dënuara me dështim.

Me këtë rast deklarojmë se koalicioni VLEN, në bashkëpunim edhe me aleatët ndërkombëtarë, nuk do të lejojë që këto projekte destabilizuese të marrin jetë dhe ta dëmtojnë orientimin strategjik euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

Burimi: tv21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

bislimi pret ne takim ambasadoren boven thekson nevojen per largimin e masave te be se ndaj kosoves 66d8549e54923
Story i mëparshëm

Bislimi pret në takim ambasadoren Boven, thekson nevojën për largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës

privati braktisi sherbimin e pastrimit si presion per zgjatjen e kontrates veliaj e sabotoi qellimisht punen nuk lejojme qe bashkia te merret peng nga askush 66d856fa3ffde
Story i radhës

Privati braktisi shërbimin e pastrimit si presion për zgjatjen e kontratës, Veliaj: E sabotoi qëllimisht punën, nuk lejojmë që bashkia të merret peng nga askush

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë