mendimi per motinvransira pergjate ultesirave diell viseve malore te premten serish te reshura shiu e debore 678fe3ee92960

Mendimi për motin:Vransira përgjatë ultësirave, diell viseve malore, të premten sërish të reshura shiu e dëbore

January 21, 2025
1 minut lexim

Mendimi për motin – 21.01.2025

Vransira të ulëta mund të mbeten përgjatë ultësirave të vendit ditën e mërkurë. Pasdite priten dhe intervale me diell, derisa viseve malore parashihet të jenë më të gjata, nga orët e mëngjesit.

Temperaturat minimale zbresin në 0C e 2C, e ato maksimale shkojnë deri në 7C e 9C, në pjesë ku do të ketë më shumë diell, derisa në pjesë me prani më të vazhdueshme me vransira mbeten të ulëta deri në 4C e 6C. Do të dominojnë qetësitë, e ditën pritet të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja 1-2m/s.

Vransira të ulëta apo shtresa mjegulle mbeten më gjatë ultësirave edhe ditën e enjtë, ndërkohë që orëve të mbrëmjes fillojnë të shtohen vransira tjera.

Të premten paraqiten kushte për të reshura, shiu, apo të përziera dhe me dëborë. Në fundjavë megjithëse paraqiten kushte stabile atmosferike, me më shumë intervale me diell, ultësirave mbeten të bllokuara shtresa mjegulle apo vransirash të ulëta. Temperaturat maksimale në rritje graduale deri në 10C e 12C në fundjavë, mirëpo nën kushte mjegulle mund të jenë më të ulëta deri në 4C apo 6C. Minimalet luhaten ndërmjet -1C e 3C. Do të vazhdojnë të dominojnë qetësitë, e ditën të fryjë erë e lehtë kryesisht nga krahu jugor 1-3m/s.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

shperthim ne nje port ne barcelone nje viktime dhe nje i plagosur 678fe337794c5
Story i mëparshëm

Shpërthim në një port në Barcelonë, një viktimë dhe një i plagosur

a jeni ne liste 3 kombinimet me te pershtatshme te shenjave te horoskopit 678fe4db37ad8
Story i radhës

A jeni në listë? 3 kombinimet më të përshtatshme të shenjave të horoskopit

Të fundit nga

ShkoLartë