xhaferi deputeteve te vlen it ali ahmetit duhet ti merrni temena ai ua ka mundesuar te jeni ketu ku jeni sot 678fe91282ebe

Xhaferi deputetëve të VLEN-it: Ali Ahmetit duhet t’i merrni temena, ai ua ka mundësuar të jeni këtu ku jeni sot!

January 21, 2025
1 minut lexim

Deputeti nga radhët e BDI-së, Talat Xhaferi në replikën e tij me deputetët e VLEN-it, mes tjerash tha se po të mos ishte Ali Ahmeti, ata nuk do të ishin këtu ku janë.

“Ata që përmendin Ali Ahmetin, ata duhet t’i marrin temena. Ata duhet t’ia lajnë këmbët dhe t’ia pine ujin, sepse ai ua ka mundësuar të jeni këtu ku jeni sot”, u shpreh mes tjerash Xhaferi.

Në replikë është përfshirë edhe deputeti i VLEN-it, Rijad Shaqiri, i cili u shpreh se historia e shqiptarëve në Maqedoni nuk ka filluar asnjëherë me Ali Ahmetin dhe nuk përfundon me të.
“Edhe përkundër faktit që nuk e kisha plan të kyçem në këtë debat, por ja që nga kjo foltore në vazhdimësi provohet të promovohet apo të ruhet me çdo kusht të lartësohet emri i z.Ahmeti. Z.Talati unë veç dua të iu kujtojë se historia e shqiptarëve në Maqedoni nuk ka filluar asnjëherë me Ali Ahmetin dhe nuk përfundon me Ali Ahmetin. Historia e shqiptarëve është kamotshme dhe është shumë e hershme në RMV. Kemi patur shumë procese paraprake të cilat z.Ahmeti nuk është bërë as i gjallë. Sa i përket asaj që thatë se duhet të ia lajmë këmbët e ti pihet uji Ahmetit, më duhet të ju kujtojë se në radhët tona kemi dy hoxhallarë të cilët mos dashtë Zoti ta lajnë z.Ahmeti e asnjëherë më nuk kthehet”, u shpreh Shaqiri.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

a jeni ne liste 3 kombinimet me te pershtatshme te shenjave te horoskopit 678fe4db37ad8
Story i mëparshëm

A jeni në listë? 3 kombinimet më të përshtatshme të shenjave të horoskopit

cdo vit ne vend rreth 170 raste te reja te kancerit te qafes se mitres 678fe9c9075de
Story i radhës

Çdo vit në vend rreth 170 raste të reja të kancerit të qafës së mitrës

Të fundit nga

ShkoLartë