vlen bdi per me shume se dy dekada nuk e solli ligjin per perfaqesim te drejte dhe adekuat 6a22f58c9aac5

VLEN: BDI për më shumë se dy dekada nuk e solli Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

June 5, 2026
1 minut lexim
2024 07 vlen 1 png

Nga VLEN thonë se “BDI për më shumë se dy dekada nuk e solli Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat”. Ata thonë se “shfaqja e djeshme ishte vetëm një përpjekje për të mbuluar turpin e tyre”.

“Për herë të parë, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat po shndërrohet në zgjidhje ligjore. VLEN, pas 25 vitesh nga Marrëveshja e Ohrit, po e zgjidh këtë çështje me ligj. Jo me improvizime, jo me zgjidhje të përkohshme dhe aq më pak me mekanizma që sot ekzistojnë e nesër zhduken, por me ligj. Përfaqësimi i drejtë dhe punësimi i shqiptarëve në sektorin publik nuk do të jenë më objekt pazaresh politike apo dëshirash partiake. Nga ky moment, punësimi i shqiptarëve në sektorin publik bëhet obligim ligjor”.

“VLEN kërkoi që ky ligj të miratohet me Badenter, sepse kjo nuk është çështje e një partie. Kjo është çështje që prek shqiptarët, bashkësitë tjera dhe karakterin multietnik të shtetit. Dhe kjo u pranua.Tani përpiqen ta shesin zhurmën e tyre si kujdes për shqiptarët. Por shqiptarët e bëjnë dallimin. Këto lojëra dhe manipulime tashmë janë të kuptuara”, thonë nga VLEN.

Nga VLEN thonë se kur BDI ishte në pushtet, nuk lëvizën as gishtin për ta sjellë këtë ligj.

“BDI duhet të vendosë: a e mbështet përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të garantuar me ligj apo jo? Kaq e thjeshtë është zgjedhja që duhet ta bëjnë. Përfaqësimi i drejtë nuk mbrohet me drama dhe fyerje. Nuk mbrohet me zvarritje, manipulime dhe lojëra politike. Mbrohet me ligj, me mekanizma dhe me përgjegjësi”.

“Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk është dhuratë politike dhe as shërbim që dikush ua bën shqiptarëve. Ajo është e drejtë kushtetuese, parim i Marrëveshjes së Ohrit, por deri më sot askush nuk pati guximin ta shndërrojë në ligj. VLEN po e bën këtë”, thonë nga VLEN.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

taylor swift shpallet nga forbes muzikantja me e pasur ndonjehere kalon rihanna n 6a22f1a3943c2
Lajmi i mëparshëm

Taylor Swift shpallet nga Forbes muzikantja më e pasur ndonjëherë, kalon Rihanna-n

WhatsApp Image 2026 06 05 at 5.23.15 PM
Lajmi i radhës

“Abuzues”, balada e re e Orit që vjen si një thirrje për forcë dhe dinjitet

Të fundit nga

ShkoLartë