WhatsApp Image 2026 06 05 at 5.23.15 PM

“Abuzues”, balada e re e Orit që vjen si një thirrje për forcë dhe dinjitet

June 5, 2026
1 minut lexim

Ka këngë që dëgjohen dhe ka këngë që ndihen. “Abuzues”, projekti më i ri i Orit, i përket kategorisë së dytë. Artistja, e cila prej vitesh jeton dhe zhvillon karrierën e saj në Londër, rikthehet me një baladë të mbushur me emocion, dhimbje dhe shpresë.
Në këtë këngë, Ori hap zemrën dhe sjell një histori që buron nga përjetimet e saj, por që mund të jetë historia e shumë grave. Me tekst të shkruar prej saj dhe muzikë të realizuar nga Roi Records, “Abuzues” shndërrohet në një mesazh force për të gjitha ato që kanë njohur zhgënjimin, por kanë gjetur kurajën për t’u ngritur sërish.
Publikuar nga Fole Publishing, kjo baladë vjen si një dëshmi se muzika mbetet mënyra më e bukur për të shprehur atë që fjalët shpesh nuk arrijnë ta tregojnë. Një rrëfim i ndjerë, i sinqertë dhe thellësisht njerëzor, që pritet të prekë zemrat e shumë dëgjuesve.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vlen bdi per me shume se dy dekada nuk e solli ligjin per perfaqesim te drejte dhe adekuat 6a22f58c9aac5
Lajmi i mëparshëm

VLEN: BDI për më shumë se dy dekada nuk e solli Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

von der leyen nga tivati shqiperia po ecen shpejt drejt anetaresimit ne be 6a230788bfe6e
Lajmi i radhës

Von der Leyen nga Tivati: Shqipëria po ecën shpejt drejt anëtarësimit në BE

Të fundit nga

ShkoLartë