VLEN GAZETA MK

VLEN: BDI dhe Jeton Shaqiri kanë shkatërruar arsimin

September 3, 2025
1 minut lexim

Raporti i Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2023 është një aktakuzë direkte kundër BDI-së dhe ish-ministrit të Arsimit Jeton Shaqiri. Ky raport ekspozon qartë nivelin e korrupsionit, paaftësisë dhe papërgjegjësisë kriminale që ka sunduar në Ministrinë e Arsimit nën drejtimin e BDI-së.

3.4 milionë euro janë harxhuar për një konvikt në Tetovë që nuk funksionon, pa ventilim, pa ushqim, pa kushte minimale për studentët. 18 milionë euro kredi studentore të papaguara që nga viti 1998, pa asnjë përpjekje për t’i zgjidhur. 13 milionë euro për libra shkencorë që as nuk janë shpërndarë, as nuk janë regjistruar, thjesht janë kalbur nëpër depo. 2.9 milionë euro për studentë jashtë vendit, pa asnjë strategji për t’i kthyer dhe angazhuar në vend.

Paratë u hodhën, rinia u braktis. Projekte ndërtimore të braktisura që nga viti 2016, që kërkojnë edhe 22 milionë euro të tjera për përfundim, një vrimë e zezë për buxhetin e shtetit.

Këto nuk janë thjesht dështime administrative. Kjo është vjedhje sistematike dhe krim i organizuar kundër arsimit! BDI ka shkatërruar të ardhmen e brezave të rinj dhe ka fundosur arsimin në kolaps të plotë.

Por ky nuk është i vetmi skandal i kohëve të fundit. Brenda një kohe të shkurtër, dy raporte negative nga Enti i Revizionit kanë ekspozuar keqpërdorimet e funksionarëve të BDI-së: Ky raport për Ministrinë e Arsimit dhe Jeton Shaqirin, dhe Raporti për keqpërdorimet në organizimin e samitit të OSBE-së në Shkup, gjatë kohës kur Bujar Osmani ishte ministër i Punëve të Jashtme, një tjetër dëshmi e papërgjegjësisë dhe mungesës së transparencës në menaxhimin e parasë publike.

VLEN kërkon hetim të menjëhershëm dhe përgjegjësi penale për të gjithë ata që kanë abuzuar me fondet publike. Askush nuk është mbi ligjin. Koha e hajnisë në arsim dhe institucione ka marrë fund.

VLEN sjell fundin e pandëshkueshmërisë së BDI-së dhe fillimin e llogaridhënies së vërtetë!

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kim dhe putin mesazh te qarte perendimit bashkepunimi mes rusise dhe korese se veriut po forcohet 68b7f3667568d
Lajmi i mëparshëm

Kim dhe Putin mesazh të qartë Perëndimit: Bashkëpunimi mes Rusisë dhe Koresë së Veriut po forcohet

IZET MEXHITI 4 2
Lajmi i radhës

Izet Mexhiti prezanton platformën “Rinia për Çairin” në Çarshinë e Vjetër

Të fundit nga

Interi synon të fitojë Superkupën Italiane

Interi dëshiron të fitojë Superkupën Italiane, por është i vetëdijshëm se ndodhet në Riad falë një formati që, në të kaluarën, nuk do ta lejonte pjesëmarrjen. Në konferencë për shtyp para gjysmëfinales
ShkoLartë