IMG 20260814 WA0017

VLEN: 25 vjet pas MO-së, barazia po bëhet ligj, zhvillimi po merr hov, rruga evropiane po forcohet

August 14, 2026
1 minut lexim

Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, VLEN si pjesë e Qeverisë ka zhvilluar një sërë panelesh dhe aktivitetesh me fokus te decentralizimi, zhvillimi lokal, barazia dhe e ardhmja evropiane e vendit.

Në këto aktivitete morën pjesë bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, dhe ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, duke përcjellë mesazhin se Marrëveshja e Ohrit nuk është vetëm histori, por përgjegjësi për të tashmen dhe të ardhmen.

25 vjet pas saj, parimet e Ohrit po përkthehen në ligje, institucione dhe investime konkrete. Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat po institucionalizohet me ligj, ndërsa decentralizimi po shoqërohet me financim dhe investime më të drejta në komunat shqiptare.

Mbi 250 milionë euro janë orientuar për projekte lokale, ndërsa investimet në Korridorin VIII dhe autostradën Shkup–Bllacë po e lidhin vendin më fuqishëm me Kosovën, Shqipërinë dhe Evropën.

Edhe arsimi është pjesë e këtij zhvillimi, me rreth 42 milionë euro investim në kampusin e ri të Universitetit “Nënë Tereza”, krahas mbështetjes për kulturën shqiptare.

Për VLEN-in, mesazhi është i qartë: barazia duhet të garantohet me ligj, zhvillimi të ndihet në komunat shqiptare dhe rruga evropiane të forcohet.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

afati i dyte i matures shteterore maturantet presin rezultatet e provimit 6a7f3e8dd9a2c
Lajmi i mëparshëm

Afati i dytë i maturës shtetërore, maturantët presin rezultatet e provimit

WhatsApp Image 2026 08 14 at 14.32.21 1536x1023 1
Lajmi i radhës

Ministri Agon Ferati mbledh diplomacinë për 25 vjetorin e MO-së, ambasadorja amerikane mes të pranishmëve

Të fundit nga

Haxhiu fton në Presidencë krerët e partive

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar në takim liderët e partive politike. Burime të medias pohojnë se takimi do të zhvillohet ditën e martë, me fillim nga ora 09:00. Në
ShkoLartë