afati i dyte i matures shteterore maturantet presin rezultatet e provimit 6a7f3e8dd9a2c

Afati i dytë i maturës shtetërore, maturantët presin rezultatet e provimit

August 14, 2026
min lexim
provim matura shteterore 780x439 1

Një test, disa orë përqendrim dhe shumë pritshmëri për atë që vjen më pas. Për maturantët, provimi i sotëm ishte më shumë se një testim; ishte një nga hapat e fundit të arsimit të mesëm dhe një kusht për t’u bërë pjesë e botës akademike.

“Shumë mirë, testi ishte pak i vështirë, por i bëra përgjigjet, kisha mësuar. Tani besoj se e kam kaluar testin. Dua të studioj këtu, në shtetin tim. Në një shtet tjetër nuk mundem”, tha maturanti Xhihad Hasani.

Përveç njohurive, matura këtë vit sjell edhe një mundësi të re për nxënësit e arsimit profesional. Për herë të parë, ata mund të zgjedhin mes tre llojeve të maturës: maturës shtetërore, maturës shtetërore profesionale dhe maturës shtetërore artistike.

Në shkollat profesionale, kjo zgjedhje ka sjellë edhe një situatë interesante. Pavarësisht pritshmërive, më shumë nxënës janë orientuar drejt maturës shtetërore, e cila u mundëson aplikimin në më shumë drejtime studimi.

“Pritshmëritë tona ishin ndryshe, duke pasur parasysh konceptin e ri të maturës shtetërore. Në shkollën tonë prisnim që numri më i madh i nxënësve të paraqitej në maturën shtetërore profesionale, por ndodhi e kundërta – shumica u orientuan drejt maturës shtetërore. Arsyeja mund të jetë se, nëse zgjedhin maturën shtetërore, ata i kanë dyert e hapura për të aplikuar në çdo fakultet, ndërsa te matura profesionale orientimi duhet të jetë në përputhje me profesionin. Pra, vetëm në drejtimet e elektroteknikës, makinerisë dhe komunikacionit”, tha sekretari i maturës, Kastriot Kasapi.

Në ASUC “Boro Petrushevski”, provimi u zhvillua pa probleme dhe sipas planifikimit. Në këtë qendër testimi, sot iu nënshtruan provimit maturantë nga disa shkolla, gjithsej rreth 50 nxënës.

“Procesi po zhvillohet rregullisht dhe pa asnjë problem. Maturantët kanë ardhur në kohë dhe provimi ka nisur sipas orarit. Sot po testohen maturantë nga disa shkolla, gjithsej rreth 50 nxënës. Pres që të gjithë ta kalojnë testin. Ata që janë përgatitur mirë dhe nuk janë ndikuar nga emocionet do të arrijnë të japin maksimumin dhe të realizojnë rezultatet që dëshirojnë. Shumica e tyre e shohin të ardhmen duke vazhduar studimet në një nga fakultetet, qoftë në vend apo jashtë shtetit”, u shpreh drejtori i SHMK “Boro Petrushevski” – ASUC, Aleksandar Strezov.

Për maturantët, testi i sotëm përfaqëson një pikë kalimi mes arsimit të mesëm dhe hapit të radhës drejt profesionit që synojnë. Rezultatet do të tregojnë nëse e kanë kaluar me sukses këtë sfidë, ndërsa për shumë prej tyre më pas nis një etapë e re – studimet e larta në fakultetin që do të zgjedhin. (TVM2) përcjell Zhurnal.mk .

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sulme ruse me drone ne ukraine vriten nena dhe djali 9 vjecar plagosen 4 persona 6a7f39d0ad1f5
Lajmi i mëparshëm

Sulme ruse me dronë në Ukrainë/ Vriten nëna dhe djali 9-vjeçar, plagosen 4 persona

IMG 20260814 WA0017
Lajmi i radhës

VLEN: 25 vjet pas MO-së, barazia po bëhet ligj, zhvillimi po merr hov, rruga evropiane po forcohet

Të fundit nga

Haxhiu fton në Presidencë krerët e partive

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar në takim liderët e partive politike. Burime të medias pohojnë se takimi do të zhvillohet ditën e martë, me fillim nga ora 09:00. Në
ShkoLartë