Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, nën drejtimin e ministrit Agon Ferati, shënoi 25 vjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit me një program dyditor politik, diplomatik dhe kulturor.
Në aktivitetet e 12 dhe 13 gushtit morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve dhe diplomacisë ndërkombëtare, përfshirë ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe ambasadorë e diplomatë nga vende të ndryshme evropiane.
Nën moton “25 vjet e tutje”, fokusi ishte te dialogu, barazia, decentralizimi dhe rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut.
Manifestimi qendror u mbajt më 13 gusht në Urën e Gurit në Shkup, me mesazhin se Marrëveshja e Ohrit nuk është vetëm histori, por edhe përgjegjësi për të ardhmen e vendit.


