vjosa osmani model drejtesie diplomacie e patriotizmi 622cb8485d8cb

Vjosa Osmani – model drejtësie, diplomacie e patriotizmi

March 12, 2022
1 minut lexim

Unë Skënder Kapiti, me bindje,formësim dhe me trashëgimi patriotiko-kombëtare nuk mund të rri indiferent dhe të mos shpreh opinionin dhe qëndrimin tim pozitivist për të gjitha ato ngjarje dhe për ata që sakrifikojnë për të mirën e përgjithshme, si dhe për ato personalitete shtetërore që punojnë me përkushtim për të mirën publike e kombëtare.

Unë mundohem që kur shkruaj opinionin tim kritik apo gjykim vleresues, mundohen të nisem nga një kënvështrim logjik i paanshëm dhe mundësisht sa më i kthjellët ; mundohem që të nisem nga ajo cfarë kuptoj nga realiteti dhe si flet ai, në mënyrë dhe që të jem sa më pak i ndikuar nga interesi i ngushtë preferencial personal dhe subjektivist. Aq më tepër kur kjo ka të bëjë me personalitete të larta shtetërore, ku puna e tyre duhet të vleresohet apo kritikohet duke u nisur nga këndvështrimi i interesit të përgjithshëm , ai shoqëror,shtetëror dhe patriotiko-kombëtar.

Këto kohë që kur Vjosa Osmani është në krye të shtetit të Kosovës, puna përkushtimore dhe e përgjegjshme e drejtimit të institucionit të Presidentit drejtuar prej saj po konstaton dhe verteton arritjen dhe menaxhimin e duhur dhe të suksesshëm të këtij institucioni. Për ditë e më shumë te Zonja Osmani po shkëlqen dhe spikat puna e saj përkushtimore dhe model për reformimin dhe transformimin politik, juridik, patriotik, demokratik, social, institucional e shtetëror, përmirësimi i vlerave dhe standarteve në funksion të ndërtimit dhe vënies në funksionim të shtetit demokratik e ligjor, të integrimit euroatlantik, në NATO dhe në funksion të rritjes së imazhit dhe të personalitetit të shtetit.

Si kryetare e shtetit ajo po ndërton shembullin dhe modelin se si duhet të funksionojnë institucionet e shtetit, jo si deri me sot si agjensi private, por si shërbesa ndaj shtetit dhe të kombit. Sot institucioni i Presidentit nuk është më agjensi për shërbesa politike, partiake, korruptive e familjare kur presidenca ishte dhe funksiononte e tillë nga paraardhësit e Znj. Osmani. Ky është ndryshimi, përmirëimi dhe modeli që solli vota dhe verdikti popullor i 14 Shkurtit 2021, i cili ndëshkoi të shkuarën korruptive, të papërgjegjshmërive, të hajnive, tradhtive dhe të amoralitetit politik .

Vjosa sot , të kujton Thecerin dhe Merkelin.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

fuqite boterore konfiskojne pasurite e oligarkeve ruse 622cb84588eba
Story i mëparshëm

Fuqitë botërore konfiskojnë pasuritë e oligarkëve rusë

permiresohet ndjeshem situata e covid 19 ne kosove sa raste u regjistruan sot 622cb8c22057b
Story i radhës

Përmirësohet ndjeshëm situata e Covid-19 në Kosovë, sa raste u regjistruan sot

Të fundit nga

Berat Gjimshiti pritet titullar në Champions

Atalanta e Berat Gjimshitit përballet sot në orën 18:45 ndaj Shturm Gracit në sfidën e parafundit të Ligës së Kampioneve në fazën e kampionatit.Bergamaskët ndodhen në vendin e 13-të në kuotën e
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë