Vizita e “hidhur”: Nikoqiri estonez e qorton Gjuriqin

1 minut lexim

Shefi i diplomacisë së Estonisë, Margus Tsahkna, e priti në Talin të martën homologun e tij nga Beogradi, Marko Gjuriq.

Shteti i të parit është anëtar i NATO-s dhe BE-së, por edhe fqinj me Rusinë, ndërsa e rreshtoi veten si një nga përkrahësit kryesorë të Ukrainës, vend ky që po përballet me pushtimin e forcave të Moskës.

Në takimin e zyrtarit baltik me mysafirin ballkanas, ndër top temat e diskutimit ishte raporti i vendit të këtij të fundit, Serbisë, me pushtetin në Kremlin, e posaçërisht takimeve të Alleksandar Vullinit me Vlladimir Putinin.

Në lidhje me këtë, Tsahkna bëri me dije, me një shkrim pas takimit, se i tha Gjuriqit në sy që për Estoninë është e papranueshme të shtrëngosh duart me, siç e quajti ai, “një kriminel lufte”, i cili po përpiqet të minojë sigurinë e Evropës dhe sovranitetin e Ukrainës.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Tabelat e veturave zyrtare me ngjyra të ndryshme nga ajo e zakonshme, vendos Qeveria

Story i radhës

Akuza për trafikim seksual dhe aktivitet të organizuar kriminal ndaj këngëtarit Sean “Diddy” Combs

Të fundit nga