Vitin e ardhshëm Intel do të shesë një procesor me frekuencë maksimale 6Ghz

1 minut lexim

Gjatë eveniment Innovation, Intel konfirmoi krahas modeleve të reja të procesorëve, edhe një variant me frekuencë maksimale prej 6Ghz.

Sipas Intel gjenerata e 13-të Intel nuk ishte planifikuar të lançohej dhe për dy vite industria do të ngelej me gjeneratën e 12-të Alder Lake derisa të vinte Meteor Lake në 2023.

Por inxhinierët e Intel vendosën të lançojnë një familje procesorësh përpara Meteor Lake quajtur Raptor Lake dhe të optimizonte themelet mbi të cilat ishte ngritur Alder Lake.

Rezultati është një rritje e madhe e frekuencave maksimale dhe Raptor Lake do të ketë procesorin e parë në botë që prek frekuencën 6Ghz.

Core i9-13900KS do të ketë 24 bërthama dhe 32 threads në konfigurimin me 8 bërthama performance dhe 16 bërthama efikasiteti. Procesori do të arrijë 6Ghz për 1 ose 2 bërthama.

Në modalitetin e performancës ekstreme procesorit do të konsumojë deri në 350W. Çmimi i tij nuk u bë publik por pritet të jetë mes 699 dollarë deri në 750 dollarë.

Ai pason modelin 12900KS me 16 bërthama dhe 24 threads dhe frekuencë turbo prej 5.5Ghz. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mike apo rivale? Në mes të garës së fortë, Alketa Vejsiu bën veprimin e papritur për Lori Hoxhën

Story i radhës

Tite, me akuza të rënda ndaj futbollistëve të Tunizisë

Të fundit nga