Tite, me akuza të rënda ndaj futbollistëve të Tunizisë

Trajneri i kombëtares së Brazilit, Tite ka akuzuar futbollistët e Tunizisë se kanë pasur për qëllim që të lëndojnë Nejmarin në miqësoren e zhvilluar në Paris. Tite beson se skuadra e Tunizisë bëri një lojë aq agresive, duke tentuar ta lëndonin Neyamrin para Kupës së Botës.

“Loja në fushë, e dinim se do të ishte kompetitive, por s’e imagjinoja lëvizjen që ndodhi ndaj Nejmar-it. Është një lëvizje që e përjashton lojtarin nga Kupa e Botës.

Shpirti kompetitiv nuk lejon të luash një miqësore pa përplasje emocionale, kështu që ne donim të përgatiteshim dhe ne rrezikuam, po. Por, kështu vendosëm” tha mes tjerash Tite.

Kombëtarja e Brazilit mori një fitore me rezultat 5:1 ndaj Tunizisë, në një ndeshje që u përcoll me disa skandale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vitin e ardhshëm Intel do të shesë një procesor me frekuencë maksimale 6Ghz

Story i radhës

Peshëngritja e rregullt ulë rrezikun e vdekjes së hershme, tregon studimi

Të fundit nga