Vite pa u parë, Britney Spears tregon çfarë ndodhi në takimin e saj me të ëmën

May 26, 2023
1 minut lexim

Britney Spears ka thyer heshtjen pasi nëna e saj Lynne Spears bëri një vizitë të shumëpritur në shtëpinë e këngëtares të mërkurën.

Përmes një postimi në Instagram, ajo foli për vizitën e nënës së saj, duke thënë se dyshja folën dhe “ishin në gjendje të përpiqeshin t’i rregullonin gjërat”.

“Mamaja ime e ëmbël u shfaq dje në derën time pas 3 vitesh… ka qenë shumë kohë. Me familjen ka gjithmonë gjëra që duhen zgjidhur… por koha shëron të gjitha plagët!!! Dhe pasi kam qenë në gjendje të komunikoj atë që kam mbajtur për një kohë jashtëzakonisht të gjatë, ndihem kaq e bekuar që mundëm të përpiqeshim t’i rregullonim gjërat !!!Të dua shumë !!! Psss… Jam shumë e bekuar që mund të pimë kafe së bashku pas 14 vjetësh!!! Le të bëjmë pazar më pas!!!” – shkroi Britney krahas një fotografie të saj kur ka qenë fëmijë.

‘Page Six’ raportoi se takimi zgjati vetëm rreth 30 minuta dhe i pranishëm ishte edhe bashkëshorti i këngëtares, Sam Asghari.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

“A je me të vërtetë ti?”, Goldi Halili bën ironi me Kridens Metën

Story i radhës

Istogu të mërzitur, nuk po kanë rivale në Kosovë 

Të fundit nga

Austria ndalon martesat mes kushërinjve

Qeveria federale e Austrisë ka marrë një masë të rëndësishme për mbrojtjen e të miturve dhe forcimin e së drejtës familjare, duke propozuar ndalimin e martesave për personat nën 18 vjeç, si
sqmken
ShkoLartë