Istogu të mërzitur, nuk po kanë rivale në Kosovë 

Istogu është i mërzitur sepse nuk po kanë ndonjë rivale as në luftë për titullin e kampionit as për Kupën e Kosovës në hendboll.

Vashat e Istogut pa ndonjë mund të madh u kurorëzuan me titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës.

Kryetrajneri i Istogut e ka një telashe, se po e ka të vështirë për shkak se nuk po ka ndeshje të forta. 

“Edhe një edicion shumë i suksesshëm për Istogun!

KHF Istogu e ka mbyllur edicionin me tre trofe – titullin e kampionit të Kosovës, Kupën e Kosovës dhe Superkupën e Kosovës.

Është ky edicioni i dytë rresht që hendbollistet e Istogut arrijnë t’i fitojnë të gjitha ndeshjet. Skuadra ka 57 fitore radhazi, pa asnjë humbje dhe asnjë barazim, që dëshmon për përkushtimin dhe kontinuitetin.

KHF Istogu përgëzon hendbollistet për rezultatet e arritura. Ato janë më meritoret e këtij suksesi. Falenderojmë po ashtu sponsorët tanë, sponzorët kryesor Alfa I SHPK, Granit SHPK, IBOS  IDJ, Translate Center SHPK dhe NLB Banka, sponzorët tjerë, Trofta, Biohit, Greenhouse, pa të cilët do të ishte e pamundur të arrijmë deri këtu. Mirënjohje edhe për institucionet e nivelit lokal e qendror, e një falënderim i veçantë dhe i madh për tifozët tanë, bashkëqytetarët që na përkrahën gjatë gjithë edicionit. 

Pas dominimit në garat vendore, vlerësojmë se ka ardhur koha që ISTOGU të angazhohet maksimalisht për ta bërë hapin tutje në skenën evropiane. Kjo është sfida jonë e madhe – kalimi i raundeve në Kupa Evropiane. Kemi bërë përpjekje e lëvizje në vitet e kaluara, por jo aq sa kemi synuar. Tani gjithë energjinë do ta orientojmë për hapin tutje.

Në edicionin e ardhshëm garues, 2023/24, Istogu do të jetë pjesëmarrës i Ligës së Evropës, EHF European League, që është nivel më i lartë se ku kemi garuar deri më tani. Ky nivel kërkon organizim të ri, dukshëm më sfidues. Kemi më shumë ndeshje evropiane dhe kjo rrjedhimisht nënkupton më shumë punë e angazhim.

Për të përballur këtë, klubit i duhet përkrahja më e madhe. Niveli i skuadrës duhet të jetë më i lartë e për këtë kërkohen më shumë sponsorë dhe më shumë përkrahje institucionale, sidomos nga Komuna e Istogut.

Gjykojmë se komuna duhet të ketë trajtim më të dinjitetshëm ndaj skuadrës kampione të saj, përfaqësueses së Istogut e Kosovë në Evropë.

Vlerësojmë se KHF Istogu, si skuadra kryesore në sportin e femrave në vend, meriton të ketë infrastrukturën e duhur dhe trajtimin meritor. 

Shpresojmë në përkrahje gjithëpërfshirëse më të madhe dhe të arrihet objektivi i radhës  – suksesi në Evropë.

Ju faleminderit qyteti i kampioneve”, shkruan në faqen e KHF Istogut.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vite pa u parë, Britney Spears tregon çfarë ndodhi në takimin e saj me të ëmën

Story i radhës

Bekteshi: I përgëzoj deputetët, me këtë investim do të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të vendit

Të fundit nga

​Ngjarjet e datës 24 prill

UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së, Lipjan, ora 09:00)