Viktimat e dhunës seksuale duhet të kenë dëshmi të statusit të varfërisë për të pasur mbështetje shëndetësore

November 19, 2024
min lexim

Sot, është mbajtur një takim në mes të Institucionit të Avokatit të Popullit, ku e pranishme ishte presidentja e Vendit, Vjosa Osmani dhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu. Në këtë takim temë diskutimi ishte “Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”.

Fillimisht erdhi ministrja e Drejtësisë.

Më pas nuk vonoi as presidentja e vendit bashkë me Avokatin e Popullit.

Tema e diskutimit, “Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”.

Avokati i Popullit Naim Qelaj tha se numri i të mbijetuarve që kanë aplikuar për t’iu njohur statusi është në shpërputhje me numrin real të viktimave të dhunës seksuale.

“Numri i të mbijetuarve që kanë paraqitur aplikacion për me iu njohur statusi sipas ligjit është në disproporcion me numrin real të viktimave të dhunës seksuale dhe njëra prej shkaqeve arsyeve mund të kemi ngurrim dhe hezitim me apliku në këtë institucion ndoshta mund të jetë edhe frika nga paragjykimi edhe fajësimi”, tha Qelaj.

E para e vendit Vjosa Osmani kishte një lutje për deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Për viktimat e dhunës gjatë luftës kërkohen kritere shtesë në mënyrë që atyre t’iu jepet mbështetje e detyrueshme shëndetësore nga shteti vetëm në qoftë se ato e dëshmojnë statusin e varfërisë. Kjo është diskriminuese dhe është e papranueshme. Andaj me lejoni t’iu bëjë thirrje deputetëve të Kuvendit që të mos ta votojnë një ligj të tillë në draftin aktual”, tha Osmani.

E më pas, nga Institucioni i Avokatit të Popullit u paraqit prezantimi i të gjeturave dhe rekomandimeve lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut gjatë zhvillimit të këtij procesi.

E përmes një video lidhje foli edhe Vasfije Krasniqi Godman.

“Unë si një e mbijetuar që kam kërkuar drejtësi për më shumë se dy dekada iu bëjë thirrje të gjitha viktimave që t’i paraqesin rastet dhe të kërkojnë drejtësi se shpirti jonë do jetë i qetë vetëm kur drejtësia arrin në vend”, tha Krasniqi-Godman.

Ndërsa ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu tregoi për takimet që ka pasur me viktimat e refuzuar nga procesi i verifikimit të statusit të viktimës së dhunës seksuale.

“Ne kemi takuar disa nga viktimat që janë refuzuar. Ankesat po ashtu në Gjykatë duhet të trajtohen me seriozitet prandaj është tejet e rëndësishme me qenë se cfarëdo sfide që mund të kemi coftë institucioni në këtë rast apo gjykata në anën tjetër ta trajtojmë me prioritet” tha Haxhiu.

E pranishme ishte edhe deputetja Eliza Hoxha e cila kishte një lutje që viktimat e dhunës seksuale të aplikojnë e t’i marrin të drejtat e tyre që iu takojnë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“A keni ndjeshmëri ju “, tensione në Kuvend/ Bardhi-Ballukut: A ke shpirt…

Story i radhës

Zjarr në një banesë në Ferizaj

Të fundit nga

ShkoLartë