vijojne reshjet e shiut lumi vjosa ne pike kritike per te dale nga shtrati emergjencat civile ne terren 695eb704ce10f

Vijojnë reshjet e shiut, lumi Vjosa në pikë kritike për të dalë nga shtrati, Emergjencat Civile në terren

January 7, 2026
1 minut lexim

Emergjencat civile të bashkisë Fier, së bashku me kryebashkiakun Armando Subashi janë duke monitoruar në terren situatën e krijuar nga reshjet e shiut.

Korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni bën me dije se ata janë përqendruar përgjatë argjinaturës së Çervenit ku dy fadroma dhe mjete të tonazhit të rëndë janë duke punuar për riparimin e disa segmenteve të rrezikuara nga dalja e lumit Vjosë.

Aktualisht niveli i lumit Vjosë ka shkuar në 8,6 metra ndërsa janë të evakuuara 13 familje. Situata nën monitorim dhe shpresohet që situata të përmirësohet referuar edhe prurjeve në lumin Vjosë nga zona e Memaliaj.

Reshjet tashmë po bien me intensitet të lartë duke e bërë situatën alarmante.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

deme te medha te kf vellazerimi nga kercova 695eb65891194
Lajmi i mëparshëm

Dëme të mëdha te KF Vëllazërimi nga Kërçova

vershime ne volljake banoret evakuohen dhe bizneset ndalojne punen 695eb760af8b9
Lajmi i radhës

Vërshime në Volljakë, banorët evakuohen dhe bizneset ndalojnë punën

Të fundit nga

ShkoLartë