(VIDEO) Zv/ministri Bytyqi apel bizneseve: Kujdes me çmimet

June 3, 2022
1 minut lexim

Masat antikrizë që po i paralajmëron Qeveria nuk do t’i përfshijnë të gjithë qytetarët. Kështu bëri me dije zëvendës kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi. Ai shtoi se, masat do të jenë të targetuara për qytetarët në nevojë dhe bizneset e goditura nga kriza. Ndërsa implementimi i tyre, tha se lidhet me rebalansin e buxhetit.

Fatmir Bytyqi, zv/ kryeministri për Çështje Ekonomike 

“Masat antikrizë janë të lidhura me rebalansin e  buxhetit. Gjithësesi ne kemi thënë se masat antikrizë nuk mund të jenë më siç ishin në periudhën e Covidit, nuk mund të jenë të përgjithshme. Egziston periudha kur në mënyrë të përgjithshme merren masa të ndryshme, por ata më shumë kanë efekte negative se sa pozitive. Ne kemi ndarë pothuajse 73 milion euro për masa antikrizë, të cilat do të jenë të targetuara për qytetarët më me nevojë dhe eventualisht për bizneset të cilat janë të goditura”.

Bytytqi u bëri apel bizneseve që kanë rritur çmimet, të kenë kujdes pasi do të sanksionohen.

Fatmir Bytyqi, zv/ kryeministri për Çështje Ekonomike   

“Përskaj masave antikrizë ne po përcjellim këto tre ditë ndodhitë në tregun e lirë dhe një porosi gjithë bizneseve dhe atyre të cilët operojnë në tregun e lirë, se duhet të kenë kujdes se sjellja e tyre jo etike dhe jo e moralshme do sjellë pasoja ndaj mënyrës se si ata funksionojnë. Është e pamundur të pranojmë që mund të ketë në dy ditë rritje të këtillë të 20% të çmimeve të produkteve, kur kosotoja e të njejtit produkt për 24 h nuk mund të jetë e rritur për 20%. Ky është vetëm manipulim me qytetarët dhe fatin e qytetarëve. Inspektorati do e bëjë punën e vet”.

Që nga përfundimi i masave të Qeverisë për produktet ushqimore dhe derivatet, më 31 maj, çmimet e tyre pësuan rritje drastike. Qytetarët shprehën ankesat e tyre se kjo është një goditje shumë e madhe për ta, duke pasur parasysh periudhën e krizës së thellë ekonomike në të cilën gjendet vendi.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Liverpool i acaruar, 5000 dëshmi për kaosin e finales

Story i radhës

Pse disa njerëz zgjohen gjithmonë në të njëjtën orë të natës?

Të fundit nga

ShkoLartë