Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike dolën me detaje zyrtare për rastin e Denis Totit, hendbollistit të KH Butelit i cili vdiq në Qendrën Klinike në Shkup.
Gjegjësisht, vdekja e Totit është padyshim e dhunshme dhe tre persona dyshohen për vrasjen e tij. Bëhet fjalë për personat A.Q. (28), KL (19) dhe AK (22) nga Shkupi të cilët kanë sulmuar dhe goditur Totin në kokë. Ai ka rënë me kokën prapa në asfalt dhe ka humbur ndjenjat.
MPB
“Më datë 07.04.2022, rreth orës 03:30, përballë një lokali nate në parkun e qytetit, ka pasur një debat verbal mes personit DT. (28) nga Republika e Kroacisë, me vendbanim të përkohshëm në RSM dhe personat A.Lj. (28), KL (19) dhe AK (22) të gjithë nga Shkupi, gjatë së cilës të tre e kanë sulmuar dhe e kanë goditur DT në kokë. Nga goditja ai ka rënë me kokën pas në asfalt dhe ka humbur ndjenjat. Personi është transportuar nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore në Qendrën Emergjente në Klinikën ‘Nënë Tereza’, ku i është dhënë ndihma mjekësore me reanimacion dhe është vendosur në respirator, në gjendje kritike për jetën”.
Sipas mjekëve, i plagosuri ka pësuar infarkt dhe ndodhet në rrezik për jetën. Ai iu nënshtrua plagëve të marra dje. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe me urdhër të tij trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.
Njëkohësisht janë siguruar video nga kamerat e sigurisë, Qyteti i sigurt dhe klubi i natës. Të premten janë marrë në pyetje disa persona, mes të cilëve edhe dy të dyshuar.
Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale Shkup me datë 08.04.2022, është kryer bastisje në shtëpinë e personit A.Lj. I cili është I pakapshëm për organet e rendit dhe me vërtetim për sende të sekuestruara përkohësisht, janë sekuestruar sende që do të dorëzohen për ekspertizë .
Prokuroria
“Në bazë të videove të shqyrtuara janë identifikuar tre persona për të cilët prokurori në fjalë pas pranimit të kallëzimit penal do të lëshojë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se të dyshuarit, mes tyre edhe një vajzë (19), kanë kryer veprën penale vrasje. Dy nga të dyshuarit janë privuar nga liria, ndërsa I treti është në kërkim”.
Duke pasur parasysh peshën e veprës penale dhe dënimin e kërcënuar, si dhe për shkak të mbarëvajtjes së procedurës, prokuroria vlerëson se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës më të rreptë për sigurimin e prezencës, andaj për të gjithë të dyshuarit do të propozojë masën e paraburgimit.
Në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Gjeontologjisë mëngjesin e sotëm është kryer autopsia e të ndjerit dhe sipas të dhënave fillestare, edhe pse nuk ka pasur lëndime të dukshme, vdekja ka qenë e dhunshme dhe ka ardhur si pasojë e lëndimeve në tru të shkaktuara nga goditjet.
Ngjarja kriminale ka ndodhur më 7 të këtij muaji, në orët e hershme të mëngjesit, para një lokali nate në Shkup, kur të dyshuarit pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër verbale kanë sulmuar shtetasin kroat tashmë të ndjerin dhe i kanë goditur disa grushta dhe shkelma. /SHENJA/