(VIDEO) Qytetarët e Maqedonisë së Veriut po e humbin besimin tek Bashkimi Evropian

March 26, 2022
1 minut lexim

Besimi i qytetarëve tanë në Bashkimin Evropian ka rënë nga 49-8%. Kështu tha ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani. I pyetur nëse qershori do të jetë mundësia e radhës që vendit të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në, Osmani tha se gjithçka varet nga qasja e Bullgarisë.

Bujar Osmani, ministër i Jashtëm

“Secila mbledhje e Këshillit të BE-së mbetet si opsion, po që se Bullgaria tërheq veton ndaj nesh, që do të thotë se koha ndaj nesh, ne po bëjmë çmos me këtë qasje konstruktive edhe përkundër të gjitha vështirësive që i kemi. E shihni mendimin e opinionit publik, i shihni anketimet. Anketa e fundit tregon se besimi  në BE-ja rënë nga 49% në 2019-tën, në vetëm 8%. Tetë për qind e njerëzve besojnë në BE dhe ky është terren shumë i vështirë për të funksionuar”.

Osmani tha se ka një përafrim të caktuar të qëndrimeve me Bullgarinë, por siç theksoi jo nga pozicioni që të gjendet një gjuhë e përbashkët për tejkalimin e dallimeve. Me rëndësi sipas tij është që të ketë nëj zgjidhje që do të jetë e kënaqshme ose e pakënaqshme për të dyja palët.

Ndarja  eventuale e Shqipërisë nga paketi me Maqedoninë e Veriut, për nisjen e negociatave, Osmani thotë se do të ishte në interes afatshkurtë të Shqipërisë.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

ВО 10 ДЕНА БЛИЗУ 8 МИЛИОНИ ДЕНАРИ СО МИЛИОНЕР И МИНИ ЏЕКПОТ

Story i radhës

Osmani takon ish-Sekretarin amerikan John Kerry, flasin për rrezikun e destabilizimit në rajon nga satelitët e Rusisë

Të fundit nga

ShkoLartë