(VIDEO) Profesorët e “Shën Kirilit” protestuan për paga më të larta

June 2, 2022
min lexim

Profesorët universitarë të Universitetit “Shën Kiril dhe Metodi” sot protestuan në mënyrë paqësore për të shprehur paknaqësin e tyre në lidhje me pagat. Kryetari i Sindikatës të UKIM, porf.Dr. Angel Ristov tha se kërkojnë nënshkrimin e një marreveshje të re kolektiv dhe paga më dinjitoze, sepse rritja që u është premtuar në shtator është minimale dhe ata nuk e pranojnë. Ai tha se asistenti merr pagë më të ulët se mesatarja në Maqedoninë e Veriut, dhe kjo është e turpshme.

Angel Ristov, kryetar i Sindikatës të UKIM

“Qeveria po përpiqet të plotësojë nevojat me rritje minimale. Këto rritje i ka gllabëruar prej kohësh inflacioni. Sot shohim që paga minimale është rritur, vetëm ne jemi harruar. Protesta synon t’i dërgoj mesazh qeverisë se më nuk mund të vazhdojë kështu. Nuk i pranojmë propozimet për rritje minimale nga shtatori”.

Nga stafi jo-mësimdhënës thonë se të ardhurat aktuale që marrin janë degraduese. Siç thonin paga e një profesori të rregullt është 39.000 denarë, ndërsa pagat e stafit jo-mësmidhënës variojnë nga 18.000 deri në 25.000 denarë.

Gabriela Atanasovska, përfaqësuese e stafit jo-mësimdhënës.

“Stafi jo pedagogjik është logjistika që ju nuk e shihni, por punojnë shumë, me ndershmëri dhe në përditshmëri për të mundësuar realizimin e gjithë procesit mësimor, këta janë personat që janë të diplomuar në drejtësi, ekonomistë. Ato japin dhe mundësojnë zbatimin e ligjeve, mirëmbajtjen e ambienteve, laboratorëve. Ne si staf jomësimdhënës kemi një përgjegjësi dhe kujdes të madh për të realizuar mësimin. Prandaj mendojmë se për momentin ajo që kemi si rrogë është në mënyrë qesharake krejtësisht degraduese dhe e pamjaftueshme duke pasur parasysh përpjekjet tona”.

Profesori nga Fakulteti Filozofik, Zoran Kitkanj, tha se përmes protestës duan të shprehin pakënaqësinë, revoltën dhe mllefin e tyre.Siç shtoi ai, për më shumë se 20 vjet, asnjë qeveri nuk e ka kuptuar se investimi në arsimin e lartë është investim në kapitalin njerëzor.

Zoran Kitkanj, profesor nga Fakulteti Filozofik

“Nuk e di si nuk mund ta kuptojnë  qeveria aktuale dhe të gjitha qeveritë e mëparshme, se respekti joadekuat dhe mungesa e respektit na shpie në rrënim. Për një pozicion kaq të palakmueshëm fajësohen pjesërisht edhe vetë profesorët. Ne kemi heshtur për më shumë se 20 vjet dhe thjesht heshtim dhe nuk ngremë kokën, duke pritur që dikush të  vijë  të na rrisë rrogat. Nëse nuk e respektojmë veten, nuk e vlerësojmë veten, nëse  nuk bashkëpunojmë dhe nuk e mbështesim njëri-tjetrin, mos prisni që jo vetëm kjo, por çdo qeveri t’u përgjigjet problemeve dhe kërkesave tona”.

Në protestë mori pjesë edhe rektori i UKIM-së, profesor Nikolla Jankullovski,  i cili pas përfundimit të protestës tha se i jep përkrahje të plotë stafit, por edhe gjithë Rektoriatit dhe Senatit të Universitetit.

Nikolla Jankullovski, rektor i UKIM

“Janë dërguar letra në Qeveri, në Kuvend, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ku thuhet se pagat janë të ulëta dhe realisht duhet të ketë rritje, duke qenë se në të kaluarën ka pasur disa rritje në veprimtari të tjera. Punonjësit e UKIM ndihen të neglizhuar. Duke pasur parasysh se paga e një profesori të rregullt është 39.000 denarë, dhe të gjithë mësimdhënësit në rajon dhe më gjerë kanë pagë minimale deri në 1.500 euro, mendoj se është koha të fitojmë forcë, të bëjmë diçka më shumë. Arsimi i lartë është shtyllë, pa arsim të lartë asnjë zhvillim në vend nuk do të vazhdojë”.

Me marrëveshjen kolektive të kërkruar nga profesorët e këtij universiteti, thuhet që pagat e profesorëve duhet të rriten në formë sistematike në afat prej 4 vitesh.

Nëse kërkesat e tyre nuk pranohen, atëherë protesta e rradhës do të jetë më masive para Qeverisë, shtuan nga sindikata.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

20 vjetori i BDI-së / Dafina Zeqiri, Ledri Vula, Three Dots, Bardhi nesër në Shkup

Story i radhës

RMV bëhet udhëheqëse e bashkëpunimit rajonal në Ballkan

Të fundit nga

​Gjendet fosili 50 000-vjeçar i një mamuthi

Në Rusi banorët kanë zbuluar një fosil rreth 50 000-vjeçar, i ruajtur shumë mirë, i një këlyshi mamuthi. Banorët e rajonit Yakutistan të Federatës Ruse, kanë zbuluar fosilin me peshë prej rreth

Dinamo City ekipi me sulmin më të mirë

Java e 19-të e “Abissnet Superiore” ishte e fundit për vitin 2024. Kampionatin e kryeson Dinamo City me 34 pikë dhe blutë janë ekipi me sulmin më të mirë deri në këtë
ShkoLartë