ja deri ku papraniku e ka cuar grubin dhe ku kane pire kafene e fundit 676af4cc0cb1e

Ja deri ku Papraniku e ka çuar Grubin dhe ku kanë pirë kafenë e fundit?

December 24, 2024
1 minut lexim

Sipas “Fokus“, biznesmeni dhe Konsulli i Nderit i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Arsim Papraniku ka dhënë një deklaratë në polici se më 15 dhjetor ka dërguar me makinë ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi në Tiranë, ku kanë pirë kafe dhe e kanë lënë në një hotel pranë stadiumit.

Por edhe disa anëtarë të qeverisë dhe disa institucione kanë informacione jozyrtare se Grubi po qëndron pranë detit Adriatik, në afërsi të Durrësit. Më saktësisht, sipas bashkëbiseduesve tanë bëhet fjalë për fshatin turistik Hamallaj buzë bregdetit. Se Grubi gjendet në Shqipëri ka nënvizuar edhe zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

“Sipas informacioneve ai nuk ndodhet në Kosovë, është në Shqipëri. Por kjo nuk ka rëndësi, duke ikur ai provoi fajin dhe për këtë arsye u arratis jashtë vendit. Mendoj se sot, nesër apo pasnesër ai një ditë do të përballet me drejtësinë”, theksoi Mexhiti.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

industria kripto pret mbeshtetje nga trump qe ne diten e pare te inaugurimit si president 676af4c73095a
Story i mëparshëm

Industria kripto pret mbështetje nga Trump që në ditën e parë të inaugurimit si president

dinamo city ekipi me sulmin me te mire 676af57c576ee
Story i radhës

Dinamo City ekipi me sulmin më të mirë

Të fundit nga

ShkoLartë