(VIDEO) Osmani: Liria e Maqedonisë së Veriut dhe çdo vendi tjetër sot mbrohet në Ukrainë

May 27, 2022
1 minut lexim

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani ka vizituar sot Ukrainën, për t’i dhënë mbështetje nga afër popullit ukrainas kundër agresionit rus. Në kuadër të vizitës në Kiev, Osmani takoi edhe homologun e tij ukrainas Dmitro Kuleba. Ministrat e Jashtëm e gjykuan agresionin rus si shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe sulm të paprovokuar ndaj sovranitetit të Ukrainës, por edhe tentim serioz që të shkatërrohen themelet e sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe global.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I JASHTËM I RMV
„Liria e Maqedonisë së Veriut dhe e çdo vendi tjetër evropian, sot mbrohet në Ukrainë, prandaj Ukraina meriton të gjithë respektin, ndihmën dhe mbështetjen. Targetimi i civilëve nuk mund të arsyetohet dhe paraqet krim lufte. Mbështetja ndaj Ukrainës duhet të shtohet deri sa të tërhiqen trupat ruse nga territori i këtij shteti. Vetëm në këtë mënyrë mund të pengohet ndikimi i padëshëruar i dikujt, me qëllime për të krijuar probleme dhe destabilizim në Evropë”

Osmani dhe Kuleba biseduan edhe për perspektivën evropiane të të dyja vendeve, ndikimin e luftës së Ukrainës në këtë kontekst dhe nevojën që ky proces të marrë më shumë vëmendje, duke marrë parasysh rrethanat e reja gjeopolitike.

DMITRO KULEBA, MINISTËR I JASHTËM I UKRAINËS
“Ukraina e mbështetë plotësisht anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe ne dëshirojmë që vendi ynë mik sa më shpejtë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Pozicioni im është që Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet me vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilët kultivojnë vlera të ngjashme dhe të rëndësishme si ato evropiane”.

Gjatë qëndrimit në Kiev, Ministri, Osmani e rihapi Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ukrainë, me çka e njëjta u vendos në funksion të plotë. /SHENJA/

 

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Publikohen pamjet/ Ja si një politikan rus e kundërshton Putinin – kërkon ndalimin e luftë në Ukrainë

Story i radhës

ITSHKSH dhe lidhja e shqiptarëve në botë nenshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Të fundit nga

ShkoLartë