(VIDEO) Murtezani: 5 milionë euro për digjitalizimin e rrjetit të transmetimit

November 1, 2022
min lexim

Transmetimi i shpejtë, i qëndrueshëm dhe i saktë i të dhënave, furnizimi i pandërprerë i energjisë elektrike dhe minimizimi i rrezikut nga ndonjë ndërprerje gjatë transmetimit në rast të avarive apo kushteve të këqija atmosferike do të mundësojnë pajisjet më të reja të telekomunikacionit të ShA MEPSO, të cilat do të vihen në funksion nga sot, deklaroi drejtori i përgjithshëm i SHA MEPSO, Orhan Murtezani. Ai tha se me këtë zgjidhje moderne, MEPSO fillon procesin e digjitalizimit të rrjetit të transmetimit.

ORHAN MURTEZANI  DREJTOR I SHA MEPSO

“Kjo paisje është bazë për marrjen e të dhënave “real time” për sistemin SCADA. Me këtë zgjidhje SHA MEPSO fillon procesin e dixhitalizimit të rrjetit të transmetimit. Me këtë teknologji më moderne, do të arrihet shfrytëzimi më ekonomik dhe më efikas i fibrave optike të integruara në litarët mbrojtës të largpërçuesve dhe do të sigurohet kodimi dhe mbrojtja e plotë e informacionit që do të transportohet”.

Qeveria është e fokusuar në investime në sektorin energjetik të cilat do të rrisin tranzicionin dhe pavarësinë e energjisë. Ai potencoi se sot u pa zgjidhja më moderne për pajisjet e telekomunikacionit dhe monitorimin në distancë të stacioneve të transformatorëve në MEPSO.

DIMITAR KOVAÇEVSKI KRYEMINISTËR

“Sot patëm mundësinë të shohim zgjidhjen më moderne për pajisjet e telekomunikacionit dhe monitorimin në distancë të stacioneve të transformatorëve në MEPSO. Kjo do të thotë se do të kemi transmetim të besueshëm të energjisë elektrike, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme në kohë krize. Qëllimi është të sigurohet transferim i shpejtë dhe i saktë i të dhënave, shpërndarje e pandërprerë e energjisë elektrike dhe minimizimi i rrezikut të ndërprerjes”.

Drejtori i Zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në vend, Andi Aranitasi tha se  ky investim për paisje të telekomunikacionit dhe monitorimin në distancë të stacioneve të transformatorëve është një implementim i suksesshëm i projektit për rehabilitim.

ANDI ARANITASI, DREJTORI I ZYRËS SË BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM

“Kjo është pjesë e projektit i financuar nga BERZH në vlerë prej 25 milionë eurove, dhe përbëhet nga rehabilitimi i pesë nënstacioneve dhe shtatë largpërçuesëve nga  110 KV në të gjithë vendin. Si pjesë e projektit ne ndihmuam MEPSO-n për të forcuar rrjetin në juglindje, ku potenciali për burime të rinovueshme të energjisë është më i madhi dhe jemi të gatshëm t’i mbështesim me ndihmën e nevojshme financiare”.

Në anën tjetër, Orhan Murtezani tha se MEPSO ishte e para që filloi aplikimin e masave për kursim në kompani dhe tani paraprijnë procesit të digjitalizimit duke vendosur standarde të reja operacionale me të vetmin synim që pasojat e krizës të ndjehen sa më pak nga qytetarët.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A ndikoheni lehtësisht nga të tjerët? Testi që do t’ju tregojë të vërtetën

Story i radhës

U përpoq të kapte telefonin që i ra teksa bënte selfie, 15-vjeçarja bie nga çatia dhe vdes tragjikisht

Të fundit nga

ShkoLartë