(VIDEO) LSDM: Po e përmirësojmë standardin e qytetarëve, VMRO: Qeveria po shpenzon për mobile dhe saksi lulesh

March 20, 2022
1 minut lexim

Në kohë krize, Qeveria LSDM-BDI po shpenzon shuma marramendëse nga paratë e qytetarëve në luks. Miliona denarë të shpenzuara në mobilje, saksi, lule, kafe e shërbime hotelierike, në vend se këto para të drejtohen për të ndihmuar qytetarët. Kështu akuzon VMRO DPMNE-ja, duke radhitur disa prej shpenzimeve të ministrive në këtë kohë krize.

VMRO DPMNE
“Ministria e Sistemit Politik ka shpenzuar 350 mijë denarë për larjen e makinave, për azhurnimin e uebfaqes 530 mijë denarë, për saksi 400 mijë denarë dhe për shërbime konsultuese 470 mijë denarë. Ministria e Jashtme ka shpenzuar 1.370.000 denarë për mobilje, 590 mijë denarë për dhurata dhe 350 mijë denarë për lule”.

Por, LSDM thotë se shteti po bën gjithçka për të mbrojtur buxhetin familjar të qytetarëve. Heqja e TVSH-së, rritja e pensioneve dhe ndihmat për familjet e varfra u përmendën nga LSDM si masa që kanë ndihmuar qytetarët të përballojnë krizën.

LSDM
“Në kohë krize, shteti ndau mjete për mbështetje të qytetarëve dhe kompanive. Me heqjen e Tatimit për vlerë të shtuar në prodhimet bazë arritëm ta mbrojmë buxhetin famijar nga rritja e çmimeve. Në tre muajt e ardhshëm, 330.000 pensionistë dhe rreth 36 mijë familje ma të hyra të vogla do të marrin 1.000 denarë shtesë. Nga shtatori vijon rritja e pensioneve”.

Megjithatë nga LSDM nuk përgjigjen për shpenzimet e ministrive, që sipas VMRO DPMNE-së kanë kaluar mbi 2 milion denarë në 5 muaj për gjëra jo të domosdoshme dhe të parëndësishme, në kohën kur vendi po përballet me krizë ekonomike dhe inflacion të çmimeve. /SHENJA/

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zyberi: Të drejtat e qytetarit, mbi të gjitha

Story i radhës

Di Lorenzo i mungon Italisë në ‘Play Off’

Të fundit nga

ShkoLartë