Zyberi: Të drejtat e qytetarit, mbi të gjitha

Numri i parashtresave të dorëzuara tek Avokati i Popullit për të drejtat e konsumatorit këtë vit janë për 20% më të larta krahasuar me një vit më parë. Qytetarët më teper ankohen për rritjen enorme të çmimit të produkteve ushqimore por dhe të faturave të larta të energjisë elektrike, të ujit dhe nxemjes qendrore.

Kështu u shpreh në “Intervistën e Javës” Avokati i Popullit Naser Zyberi, i cili pranon se njerëzimi si asnjëherë më parë e jeton periudhën më të vështirë si në planin ekonomik, social, shëndetësor por dhe atë ushtarak.

“Ka disa lloje të parashtresave siç janë lartësia e faturës e cila që nga muaji janar e këndej ka një rritje drastike, më pas ka parashtresa për mos leximit të rregullt të orëmatësëve të energjisë elektrike ose janë bërë faturime paushalle, do të thotë pa i lexuar ormatësitë e energjisë elektrike të qytetarëve se sa është shpenzuar në periudhën për të cilën fakturohet, janë bërë pagesa paushalle, ku në të shumtën e rasteve nuk përgjigjet numri i kilovateve të harxhuara me numrin e kilovateve të faturuara”, u shpreh Avokati i Popullit Naser Zyberi.

Avokati i Popullit tani pret që kompanitë të cilat u kanë bërë padrejtësi qytetarëve të zbatojnë urgjentisht rekomandimet e tij. Respektivisht nëse këto kompani nuk përmirësojnë gabimet me faturimin e faturave, atëherë AP do t’i drejtohet Qeverisë për të ndërmarrë masa.

Në ndërkohë Avokati i Popullit më 31 mars do të publikojë edhe raportin e tij vjetor. Në këtë raport theks të veçantë do t’i vendoset vëzhgimit të institucioneve për të cilën paraqiten një numër të madh të parashtresave dhe kushtet dhe mbrojtja e shëndetit të burgosurëve.

“Në disa pjesë të burgut të Idrizovës ndodh që në një hapësirë të caktuar të vendosen tre krevate një për mbi një, poashtu kemi rastisur edhe kur në dysheme u shtrohen vendosje të burgosurëve dhe kjo është tërësisht e palejueshme, ndërsa mos flasim për kushtet higjienike, sanitare, ushqimore etj, pra paraqitet mbi popullimi është duke u paraqitur dhe tjetra mbrojtja shëndetësore, ku pothuajse në asnjë burg në RMV nuk ka përkujdes shëndetësor 24 orë”, theksoi Zyberi.

Përveç kësaj tek ombudsmani kanë arritur edhe parashtresat e para që kanë të bëjnë me shkarkimet joligjore dhe pa bazë të drejtorëve të shkollave fillore dhe të kopshteve pas ndryshimit të pushtetit lokal në vitin 2021.

Në raportin vjetor të Avokatit të Popullit do të përfshihen edhe pakënaqësitë e qytetarëve për sistemin gjyqësor, përmbaruesve, fushën shëndetësore, sigurimit pensional dhe invalidor të urbanizimit, ndërtimit dhe diskriminimin në të gjitha fushat dhe poashtu do të jepen rekomandime për të drejtat e qytetarëve për të përfituar shtetësi, certifikatat e lindjes dhe marrëdhënieve të punës.(RTVM 2)

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Para se të fleni vendosni limon në sqetull, arsyeja do t’ju lërë pa fjalë

Story i radhës

(VIDEO) LSDM: Po e përmirësojmë standardin e qytetarëve, VMRO: Qeveria po shpenzon për mobile dhe saksi lulesh

Të fundit nga