(VIDEO) Kontesti me Shkupin, kryediplomatja bullgare paralajmëron dorëheqje

June 9, 2022
min lexim

Ministrja e Jashtme bullgare, Teodora Gençovska paralajmëroi sot dorëheqje nga pozita e saj, pasi ka marrë vesh se kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov po bën negociata paralele për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Sipas saj, këtë e ka kuptuar nga diplomatë të Bashkimit Evropian, të cilët i kanë thënë se nga kryeministri kanë marrë sinjale pozitive për sa i përket heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

TEODORA GENÇOVSKA, MINISTRE E JASHTME E BULLGARISË
“Nuk kam marrë pjesë në të gjitha bisedimet me Petkovin me diplomatë, por në bisedimet tona me përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian na informuan se ka sinjale të tjera nga Bullgaria”.

Gençovska është pjesë e partisë bullgare “Ka popull të tillë”, kryetari i së cilës që dje njoftoi se do ta braktisin koalicionin qeveritar. Por kryeministri Kiril Petkov, sot pas takimit me eurokomisarin Oliver Varheji në Sofje, tha se pretendimet e tilla janë të pavërteta dhe se qëndrimi i tij nuk ka ndryshuar. Petkov tha se ka 3 kërkesa të qarta ndaj Maqedonisë së Veriut për heqjen e vetos. E para është respektimi i pozicionit kornizë të miratuar nga parlamenti bullgar, e dyta përfshirja e pakicës bullgare në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut dhe kërkesa e tretë respektimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë i firmosur mes Shkupit dhe Sofjes në vitin 2017.

KIRIL PETKOV, KRYEMINISTËR I BULLGARISË
“Nga mëngjesi por edhe ditëve të fundit dëgjoj pretendime të rrejshme se qeveria bullgare ka pasur dy politika të jashtme paralele dhe çfarë tjetër nuk dëgjoj. Dua ta bëj të qartë se Bullgaria ka tre kërkesa të qarta për përparim në bisedimet me Maqedoninë e Veriut”.

Ndërkohë Komisari evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Oliver Varheji në Sofje theksoi se Bashkimi Evropian po punon me të dyja palët për të gjetur zgjidhje për kontestin bilateral.

OLIVER VARHEJI, KOMISARI EVROPIAN PËR ZGJERIM
Nuk mund të vazhdojmë procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE pa u pajtuar të gjitha vendet anëtare. Ende pres përkrahje nga një vend, nga Bullgaria, dhe po punojnë me këto takime dhe bisedime që po i bëj këtu dhe në Shkup”.

Përveç partnerëve të koalicionit qeveritar, edhe presidenti bullgar Rumen Radev  i ka tërhequr vërejtjen disa herë kryeministrit Kiril Petkov që të mos dalë jashtë rezolutës së miratuar nga Kuvendi bullgar sa i përket çështjes së Maqedonisë së Veriut.  /SHENJA/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zelensky ftoi Abazoviqin të vizitojë Kievin

Story i radhës

Marrëveshja mes Newcastle dhe Lille është shumë e afërt

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë