Marrëveshja mes Newcastle dhe Lille është shumë e afërt

Newcastle është shumë i interesuar për të afruar Sven Botman, duke u kthyer në një “kërcënim” për Milan-in, që prej kohësh është duke e ndjekur me interes të lartë mbrojtësin e Lille.

Mediet britanike raportojnë se marrëveshja mes Newcastle dhe Lille është shumë e afërt, me anglezët që janë të gatshëm të paguajnë 35 milionë euro për kartonin e 22-vjeçarit.

Milani nga ana tjetër mbetet fuqishëm në garë për blerjen e mbrojtësit, falë një negocimi që ka zgjatur prej disa kohësh dhe vullnetit të lojtarit, i cili siç u tha ditëve të fundit, duket se preferon “kuqezinjtë” e Italisë në vend të anglezëve.

Megjithatë vlen të theksohet se nëse paga e ofruar nga Newcastle do të jetë shumë e lartë, Botman mund të ndryshonte mendim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

(VIDEO) Kontesti me Shkupin, kryediplomatja bullgare paralajmëron dorëheqje

Story i radhës

E dashura e Kanye West mohon lajmet e ndarjes: Kini respekt, është ditëlindja e tij

Të fundit nga