(VIDEO) Çmimet e produkteve ushqimore dhe të derivateve të naftës rriten në mënyrë drastike

Çmimet nëpër markete sot kanë thyer çdo rekord. Pasi përfundoi masa për kufizmin e marzhës dhe lirimin e TVSH-së si dhe e njejta nuk u vazhdua më nga Qeveria, çmimet e produkteve bazë dhe të derivateve, u shtrenjtuan ndjeshëm. Produktet bazike ushqimore më nuk shiten me zero për qind TVSH, ndërsa nga sot kthehet edhe TVSH-ja për karburantet në 18 për qind.

Kilogrami i miellit nëse deri tani është shitur për 35 denarë, tani shkon në 60 denarë. Kurse buka shitet për 43 denarë. Çmimi i vajit ka shkuar në 163 denarë.

Heqja e masave antikrizë pritet të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimit dhe të energensave. Nga mesnata veçmë janë rritur çmimet e karburantëve. Çmimi i dizelit është rritur për nëntë denarë për litër, ndërsa për 8,5 denarë për litër më shtrenjt është edhe Ekstra vaji i lehtë për amvisëri. Sipas çmimeve të reja. Eurosuper 95 shitet për 104 denarë, Eurosuper 98 për 106,5 denarë për litër, dizeli për 95 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri 93 denarë.

Nga Qeveria heshtin për këtë që po ndodh. Edhe pse ishte paralajmëruar që parandalimi i rritjes së çmimeve të bisedohej në seancën e djeshme të Qeverisë, gjë të cilën e  konfimoi edhe ministri i Bujqësisë,  pas përfundimit të saj nuk u tha asgjë për opinionin për rritjen e madhe të çmimeve që do të nisnin nga data 1. Ndërsa nga Ministria e Ekonomisë thonë se ministri Kreshnik Bekteshi është në vizitë zyrtare jashtë vendit. /SHENJA/

Story i mëparshëm

Qeveria vazhdon me mbështetjen financiare për qytetarët dhe kompanitë

Story i radhës

Shteti “përbashkët” vuan nga kanceri

Të fundit nga