Shteti “përbashkët” vuan nga kanceri

Jo! Bota, nuk është në rrezik nga shqiptarët. Aqmëpak, nga soji yt i “vëllazërim-bashkimit:” Po, është në rrezik nga soji melez si “shqiptar i ndershëm” (argat), në Qeverinë e “vëllazërim – bashkimit”. Edhe, e hanë bukën e popullit shqiptar.

Po, edhe kjo nuk zgjatë shumë me vite, Hë për hë, argat je vetëm për një përdorim partiak në Shtetin e “përbashkët”. Një ditë, patjetër edhe soji yt i “politikanit” do të marrë fund. Ku do të shkoni, pas ikjes të partisë juaj politike nga pushteti, Nesër? Unë, them: e keni një dalje, në Hale. Shkaku, se: të njoh mirë ty me poste partiake: drejtor, ministër, këshilltar i kryeminstrit. Pasuri personale, partiake, klanore, miqësore dhe familajre, në emër të popullit shqiptar.

Gabim, historik. I fitove postet partiake – politike. Mjetet materiale. Po, jo ende, edhe shpërblimin e fundit: Varrin…

(Xhadika* tym për tymi me dacin e zi në lëmë)

Edhe, përditë: herët, në mëngjes Xhadika pas dere me thonj ma prish gjumin. Ëndrrat. Ushqim kërkonë, mëngjes për katër macit e vogëla, në kopështin e Shtëpisë të Babait. Rrugë. Kojshi. Vjen te dhoma e gjumit, edhe me thonj më thërret: Zgjohu, o burrë mejdani!

Zgjohem. Dihet, t’i mbrojë nga njerëzit pa koka në qafë. Daci i Zi. Nuk ka problem, u dal zot në dyluftim: Unë, Shkrimtari me Penën me dy tyta.

Xhadika, Zonja e Shtëpisë. Edhe unë, nateditë rrimë roje në Kopështin e Shtëpisë. Dacin e Zi, e përzëmë nga Shtëpia e Babait. Argatët, e fëmijëve Xhadisë! Që, u delë zot fëmijëve…

Lufta vazhdon me Penë. Kutadi, Unë: në këtë luftë të përgjakshme për Liri?! Ndoshta Nesër, edhe bie dëshmor mes pizive, dhe fjalimeve patetike.

Nuk ka problem, do t’u ngrisim edhe përmendore para kamerave televizive me pizi patriotike. Dhe, fjalime patetike partiake – politike.

Jeta vazhdon me Penë. Luftë, dhe paqe historike. Edhe: në, Liri…

1. Pagëzim i macit tim besnike. Zonjës të Shtëpisë.

(Shteti “përbashkët” vuan nga kanceri)

Padashtas, jetoj në Shtetin e “përbashkët” të sëmurë nga kanceri. Luftë me krajl, dhe luftë me mbret. Mëkot, mjekët ndërkombëtar përpiqen ta shpëtojnë me vite nga sëmundja vdekjeprurëse. Kanceri, sipas studimeve shkencore, nuk ka ende shërim shkncor mjeksor. Ndoshta, edhe të shpëtimit nga viruset politike. E, mjekët, përpiqen ta shërojnë këtë sëmundje të rrezikshme vdekjeprusëse të njerëzimit. Edhe, me shtetin e përbashkët Neokomunist. Nuk, e di: a, do ia arrinë qëllimit me këtë shtet të “përbashkët” Neokomunist, bythekrye në legen?!

Shteti i “përbashkët”, vuan nga Kanceri…

(Vrasaҫi)

Im Atë, shpeshëherë kur biente në armiqësi me pushtuesit shekullor, dhe rrufjanët e Katundit, thoshte: Gishti tregues i dorës ende më punon ditenatë pa probleme për armikun. Kur t’u teket dhe të duan si trima, mund të më vënë pusi pas porte, në rrugë.

Unë, asaj kohe si fëmij e vrisja mendjen, çka donte të thoshte im Atë me këtë porosi të tij për armiqtë shekullor pas ferre dhe pas porte?! Ose, në fund të Livadhit. E dija se, Babai është Vrasaç. I kishte paluar disa armiq që i kishin vënë pusi në fund të livadhit. Ndonjërin, duke u kthyer nga Qyteti për në shtëpi natën dhiareve të Çukës. Ose, hasmin nga hardhia e rrushit për dritare përmes shtamës me ujë.

Herë pas here, e përsëriste atë thënien e tij antologjike: Përderisa, të qajë Nana ime, më mirë le të qaj nana e tij te pragu i derës. Ose, atë tjetrën porosi historike: Besë ki, ama Besë mos i zë askujt! E kishte edhe një thënie interesante për armikun shekullor: Përpara, se të më dalësh në pusi në rrugë pas ndonjë ferre, ose dyluftim në fushën e mejdanit, shko paguaje hoxhën për varrim! Shkaku, se: ndodhë, për shkak të mungesës të lekëve atë ditë të mbetesh mbi dhe!

Baxhës, ose oxhakut të Babait mbi çati, pak veta asaj kohe kishin guximin t’i futeshin pasmesnate në dhomën e gjumit me mauzerrin varë mbi kokë, “nagëntin” plotë fishekë, dhe një në gojë, nën jastëk. “Dardhat” turke (kashikarat e serbit), dhe mollët e kuqe të italjanit në xhepat e strukes zezë, varë pas dere.

Edhe vonë, shumë vonë u rash në gjurmë dhiareve të Babait për në Baba Tomor. Im Atë, armiqëve historik ua bënte me dije rrezikun, se: Vërtetë jam në moshë, ama gishti tregues për ta tërhequr këmbëzën e “nagëntit”, dhe mauzerrit ende më punon ditenatë për t’u paluar në tabut (arkivol), përcjell me nderime mes varreve në Botën e luleve (Xhehnet).

Shkaku, se: Dasmat tona politike, ende i kemi pa Nuse në Lëmë…

(Dhashtë zoti e hëngërshi kandarin e Çajupit madh)

Po, Unë jam: Kalosh Ҫeliku. Autori i këtyre shkrimeve publicistike. Dhe, Librave të “rrezikshëm”. Rrebeli historik, brez pas brezi në luftë me shkrime publicistike, dhe libra. “Armiku”, që sipas shtetit “përbashkët”: historikisht, bënë luftë me krajl dhe mbret me shkrime publistike, dhe libra. Kundërshtari partiak politik: Luftë, me krajl, dhe me mbret. Po, edhe me shqiptarë të ”ndershëm”. Fyt pr fyti me parti politike. Ferexhe të zeza. Dhe, “vëllazërim-bashkimin”. Edhe, të im “vëllai” në pushtet me poste partaiake. Patriotët e Sotshëm, ma hëngërshin Kandarin e Ҫajupit. Kandarin, e vetëm të shqiptarëve për Luftë, në Ditën e Nesërme. Armën e vetme Time të fundit, për Liri.

E përsëris: Unë jam Kalosh Ҫeliku! Luftë me Krajl. Dhe, luftë me Mbret. Lufta, ende vazhdon: jo, me armë! Po, me Penë. Dhe, Kandarin e Ҫajupit…

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

(VIDEO) Çmimet e produkteve ushqimore dhe të derivateve të naftës rriten në mënyrë drastike

Story i radhës

Izraeli zhvillon sistemin revolucionar laserik që shkatërron granatat, dronët e raketat

Të fundit nga