Rasti ka ndodhur në Komoran, dikur pas orës 17:30.
Indeksonline raporton se me të parë zjarrin, qytetarët i janë vënë në ndihmë drejtuesit të veturës.
Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili ka pohuar se aksidenti ka përfunduar pa të lënduar.
“Policia në ora 18:40, është njoftuar se në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran), një veturë është përfshirë nga zjarri. Vetura ka targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Zjarri është vënë nën kontroll nga vet drejtuesi dhe pasagjerët e veturës. Nga ky incident nuk është lajmëruar për persona të lënduar”, pohoi Krasniqi.