Vetëm një futbollist merr sot pagë më të lartë se LeBron James

Revista njohur “Forbes” raporton se basketbollisti amerikan, LeBron James, është zyrtarisht miliarder, pasi pasuria e tij ka arritur shifrën 1 miliard dollarë.

Por si ia doli “ylli” i NBA-së të fitonte kaq shumë para? LeBron James, i cili është 37 vjeç, u bë pjesë e NBA-së në vitin 2003, pra 19 vite më parë, kur ishte vetëm 18-vjeç.

Shumën 1 miliard dollarë e ka grumbulluar falë pagës së tij në NBA, kontratave të reklamave me firma të mëdha si Nike, AT&T, PepsiCo dhe Walmart), investimeve në Real State (pasuri të paluajtshme), Spring Hill Company (kinema), Blaze Pizza, Beats By Dre, Beachbody…) dhe aksione në skuadra sportive si Liverpool (Premier League), Boston Red Sox (MLB) apo Pittsburgh Penguins (NHL).

LeBron James është sportisti i dytë që i bashkohet klubit të miliarderëve pas Michael Jordan, megjithëse lojtari aktual i Lakers e ka arritur atë gjatë kohës që ishte aktiv, ndërsa legjenda Jordan në vitin 2014, më shumë se një dekadë pas pensionimit dhe pasi mori drejtimin e Charlotte Hornets.

Mes pagës dhe kontratave me sponsorë të ndryshëm, LeBron James është sportisti i dytë më i paguar në botë me 121.2 milionë dollarë. Më i paguari, momentalisht, është Leo Messi me 130 milionë dollarë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nuredini zhvilloi takime me përfaqësues të lartë të vendeve të BE-së

Story i radhës

Cili person ia bëri Anglinë vend të ngrohtë këngëtares Bruna Smulja

Të fundit nga