Cili person ia bëri Anglinë vend të ngrohtë këngëtares Bruna Smulja

Ajo nuk është larguar nga muzika, edhe nëse se keni parë në Tiranë dikun tjetër ajo vazhdon të jetojë e të jetë mjaft aktive edhe në muzikë sidomos në mbrëmjet muzikore. Fjala është për të bukurën këngëtare Bruna Smulja, ku ka disa muaj që po jeton në Angli e ajo atje ka pasur shumë ftesa që mund të themi se është një arsye por ka një më të fortë që e ka mbajtur atje, një person i rëndësishëm që ja ka marrë zemrën asaj.

E pyetur nëse i mungon Tirana dhe Shqipëria ajo ka këtë përgjigje: ” Më mungon sigurisht, por jam shumë rehat edhe e sigurt në zgjedhjen që kam bërë edhe e bindur për qëndrimin tim në Angli përkrah njeriut të zemrës.

Po edhe pse tingëllon çuditshëm mua personalisht s’më ka pëlqyer Anglia e se kam menduar kurrë më parë të jetoja këtu për shumë arsye, klima, koha etj etj ..por ja që ndryshova mendim tërësisht kur njoha njeriun më special në jetën time, e që tashmë Anglia më duket vendi më i ngrohtë në botë”.

Gjatë bisedës me artisten mësojmë gjithashtu se do të ketë dhe projekte të reja muzikore solo por edhe ndonjë bashkëpunim më vonë, por për momentin po e shijon qëndrimin e saj atje në krah me djaloshin që është dashuruar e ku mësojmë se quhet Besart. E ne s’na mbetet gjë tjetër vetëm tju urojmë jetë të lumtur e përjetësisht së bashku, e pse jo të presim ndonjë dedikim të bukur dashurie nga Bruna për princin e saj që po e kuptojmë se ia ka marrë zemren 100 përqind.BS

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vetëm një futbollist merr sot pagë më të lartë se LeBron James

Story i radhës

BE miraton paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë

Të fundit nga