Vetëm dje në Maqedoni janë gjobitur 215 shoferë të dehur

Ministria e Punës së Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme nga ora 22:00 deri në ora 04:00 ka zbatuar aksion përfocuar për zbulimin e shoferëve të dehur.

Gjatë aksionit janë gjobitur 215 shoferë, ndërsa 65 tyre janë në territorin e SPB Manastir, 42 në territorin e SPB Shkup, 27 në SPB Ohër.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjithsej 202 kundërvajtje në komunikacion në Shkup

Story i radhës

Merson këmbëngul për Brojën

Të fundit nga