Merson këmbëngul për Brojën

Armando Broja po shijon sezonin e tij te Southempton-i, ku ka tërhequr vëmendjen e gjithë mediave me lehtësinë e tij për të dribluar dhe për të shënuar.

Tifozët e “shenjtorëve” nuk janë të vetmit që po lumturohen me rritjen e tij, pasi më shumë se ta, suksesin e 20-vjeçarit po e shijojnë mbështetësit e Chelsea-t. Blutë e Londrës zotërojnë kartonin e Brojës dhe pyetja që të gjithë ngrenë është: “A do i japë Tuchel shansin për të luajtur me fanellën e Chelsea-t sezonin e ardhshëm”?

Paul Merson duket i bindur se e ardhmja e Armando Brojës i përket në radhët e Chelsea-t. Ish-futbollisti i njohur britanik, tashmë në rolin e analistit, është shprehur se me cilësitë që sulmuesi shqiptar zotëron e imagjinon pjesë të skuadrës së Tuchel-it në të ardhmen.

“Armando Broja është dikush që më ka tërhequr vëmendjen këtë sezon dhe e imagjinoj fuqishëm se ai ka një të ardhme te Chelsea.

Ai është masiv, është i fuqishëm, është i shpejtë dhe ka dëshmuar se mund t’i vlerësojë objektivat vazhdimisht në nivelin më të lartë, kështu që edhe kur Chelsea do e lërë të shkojë, besoj se ata do të kërkojnë të përfshijnë një klauzolë kthimi në kontratën e tij”, është shprehur Paul Merson.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vetëm dje në Maqedoni janë gjobitur 215 shoferë të dehur

Story i radhës

Dhjetë ushqimet që nuk duhet të guxoni t’ia jepni qenit tuaj/ Mund t’i marrin jetën

Të fundit nga