Në vendin tonë gjatë ditëve të fundit është vënë re një ulje e ndjeshme të infektuarve ditorë me Covid.
Në raportin e fundit të ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1041 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 73 qytetarë.
Të infektuarit janë konfirmuar 22 në Tiranë, 9 në Sarandë, 5 në Delvinë, nga 4 qytetarë në Vlorë, Divjakë, Durrës, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Shkodër, Krujë, Patos, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Librazhd, Gramsh, Poliçan, Kuçovë, Korçë, Dropull, Selenicë, Mallakastër, Lushnje, Shijak, Mirditë, Lezhë, Tropojë, Kukës.
Ndërkaq në vendin tonë aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 39 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Shkodra 77 vjeç
Janë 974 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Ndërkohë në orët e fundit betejën me Covid e kanë fituar 217 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,093 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (11 Mars 2022)
Raste të reja ditore 73
Të shëruar në 24 orë 217
Të shtruar në spitale 39
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1041
Testime totale 1,758,227
Raste pozitive 272,552
Raste të shëruara 268,093
Raste Aktive 974
Humbje jete 3,485
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 288
Fier 183
Lezhë 137
Kukës 91
Shkodër 85
Vlorë 69
Elbasan 40
Korçë 23
Gjirokastër 22
Berat 17
Durrës 16
Dibër 3.