Për çka duhet pyetur ata që po e kritikojnë kryeministrin Kurti në këtë kohë krize?!

Ata të cilët e kritikojnë Kryeministrin Kurti se nuk po di ta qeverisë vendin dhe kërkojnë seancë parlamentare për ta kritikuar z. Kuri, pse është shtrenjtuar kosto e jetesës në vend, para se ta bëjnë këtë është mirë të pyetën të njëjtit politikanë se si është e mundur të bëhesh milioner pa bërë as gjë?!

Atëherë kur të përgjigjën në këtë pyetje këta politikanë mund të vazhdojnë ta akuzojnë kryeministrin z. Kurti, pse është shtrenjtuar te ne dhe në botë energjia elektrike, nafta, vaji dhe mielli.

Unë për vete u tmerrova kur dëgjova se “zëdhënësi” i LDK- së, Arbën Gashi të ketë kërkuar një seancë të jashtëzakonshme për ta vënë në shënjestër të kritikave z. Kryeministrin aktual Albin Kurtin, për të gjitha të këqijat me të cilat po ballafaqohet bota dhe vendi ynë për shkak të luftës në Ukrainë.

Qofsha i gabuar, por nuk kam dëgjuar që Arbën Gashi i LDK-së , të ketë dhënë ndonjë kontribut në kuadër të partisë së tij LDK-së, apo në interes të vendit që prej se është deputet në parlamentin e Kosovës, që meriton të përmendet, përveç llafe dhe vetëm llafe dhe asgjë tjetër.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Kievi si një kështjellë, njerëz të pabesueshëm”, ukrainasi tregon çka po ndodhë në kryeqytet

Story i radhës

Vetëm 39 pacientë të shtruar në spitalet Covid, humb jetën 1 person

Të fundit nga