Vështirësitë e prodhuesve të lodrave nga vonesat në zinxhirin e furnizimit

April 21, 2022
min lexim

Shumë biznese mbështeten në dërgesat e shpejta nga deti dhe toka për të marrë komponentët, që u nevojiten për prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve të tyre të gatshme tek klientët. Por vonesat në portet amerikane dhe ngadalësimet në mënyra të tjera të transportit kanë shkaktuar pengesa të mëdha në sistemin e transportit të mallrave. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Mike O’Sullivan bisedoi me presidentin e një kompanie amerikane lodrash në Kaliforni mbi sfidat e saj me zinxhirin e furnizimit.

Qindra punonjës montojnë lodra dhe sende sezonale, duke përdorur pjesë që vijnë nga Kina.

Nga kjo fabrikë në Los Anxhelos, ato u dërgohen dyqaneve amerikane. Më i madhi prej tyre është Walmart-i. Këto produkte me kosto të ulët mbështeten në transportin në kohë përmes porteve të Los Anxhelosit dhe Long Biçit, një proces i goditur tashmë nga vonesat, thotë presidenti i kompanisë “Megatoys”, Charlie Woo.

“Ndonjëherë na vijnë të gjitha gjërat e porositura përveç një produkti të caktuar dhe ne zakonisht nuk e kemi idenë se kur mund të mbërrijë ky produkt. Kjo bllokon të gjithë procesin e prodhimit dhe shpërndarjes së një produkti përfundimtar”, thotë ai.

Kërkesat e larta të konsumatorëve gjatë pandemisë, mungesa e shoferëve të kamionëve dhe mungesa e hapësirave të magazinimit kanë krijuar vonesa në të dyja anët e procesit të prodhimit.

“Jo vetëm që kemi probleme logjistike për produktet dhe pjesët e tyre që vijnë në këtë vend, por kemi probleme edhe me transportimin e produkteve nga fabrika jonë në pikat e ndryshme të shpërndarjes”, thotë zoti Woo.

Sipas tij, shqetësimi më i madh tani është problemi i zinxhirit të furnizimit.

“Nëse e dimë se do të kemi një vonesë dy, ose tre javore, ne do të mund ta kompensonim atë duke i bërë porositë dy, ose tre javë më herët. Por vështirësia me këtë krizë është se disa produkte vonohen dy, ose tre javë, ndërsa produktet e tjera mund të vonohen dy, ose tre muaj”, thotë presidenti i kompanisë “Megatoys”.

Dhe produktet e lidhura me një festë të caktuar duhet të arrijnë në kohë.

“Disa produkte që kishim porositur për Krishtlindjen në dy vitet e fundit mbërritën pasi festa kishte mbaruar. Dhe disa produkte të porositura për Shën Valentinin mbërritën në muajin mars.”

Shumë vonë për Ditën e Shën Valentinit, e cila festohet në mes të shkurtit.

Procesi i transportimit të produkteve për Pashkët shkoi më mirë, por çmimet e larta të naftës, të shkaktuara pjesërisht nga lufta e Rusisë në Ukrainë, kanë rritur koston e transportit, duke krijuar një barrë shtesë për këtë dhe shumë industri të tjera./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Bëja seks me të dashuren e shokut më të mirë, derisa ai doli nga garderoba dhe…”

Story i radhës

Gjekmarkaj: Bashkimi i PD-së mund të gjendet përtej Berishës dhe Bashës

Të fundit nga

Modeli o3 i OpenAI vjen vitin e ardhshëm

Pas pothuajse dy javë lançime e njoftime, OpenAI mbylli serinë e transmetimeve live 12-ditore duke dhënë një paraqite paraprake të modelit të ardhshëm. Modeli i ri o3 nuk është ende i disponueshëm
ShkoLartë