vershimet ndotin ujin ne miradi e poshtme kru jep paralajmerim 696296d98ec83

Vërshimet ndotin ujin në Miradi e Poshtme, KRU jep paralajmërim

January 10, 2026
1 minut lexim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” bën të ditur se, si pasojë e vërshimeve të fundit dhe bazuar në monitorimin e vazhdueshëm të cilësisë së ujit (24/7), është konstatuar se uji në fshatin Miradi e Poshtme aktualisht nuk rekomandohet për përdorim për pije dhe përgatitje ushqimi.

Sipas njoftimit, deri në një njoftim të dytë, banorët këshillohen që ujin ta përdorin vetëm për nevoja të higjienës shtëpiake, si larje dhe pastrim, duke shmangur përdorimin e tij për konsum njerëzor.

KRU “Prishtina” bën të ditur se ekipet përgjegjëse po e monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme dhe po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për përmirësimin e cilësisë së ujit.

“Sapo të konfirmohet se uji është i sigurt për përdorim për pije, do t’ju njoftojmë menjëherë”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

largohet la nina afrohet el nino cfare po ndodh me motin ne europe e ballkan 696291870cfec
Lajmi i mëparshëm

Largohet La Nina, afrohet El Nino, çfarë po ndodh me motin në Europë e Ballkan?

cifti viral the scotts ndahen shkak tradhetia 696297d16a327
Lajmi i radhës

Çifti viral ‘The Scotts’ ndahen/ Shkak: Tradhëtia

Të fundit nga

Sulme të reja në Teheran

Raportohet se sulme të reja kanë shpërthyer në kryeqytetin iranian, Teheran. Lajmin e ka bërë të ditur BBC, duke iu referuar burimeve të veta të sigurta. Mediat lokale iraniane gjithashtu po raportojnë

Aktori Chuck Norris shtrohet me urgjencë në spital

Aktori i njohur hollivudian Chuck Norris është shtruar në spital në Hawaii. Portali amerikan TMZ publikoi lajmin duke cituar burime me njohuri të drejtpërdrejta për ngjarjen. 86-vjeçari është shtuar me urgjencë në
ShkoLartë