Reshjet e mëdha të shiut kanë bërë që të vërshohen nga uji shumë qytete në Kosovë dhe Shqipëri.
Rajoni i Dukagjinit në Kosovë është më i prekuri nga vërshimet, konkretisht komunat e Gjakovës, Klinës, Istogut, Deçanit e Junikut.
Një lexues ka dërguar një video ku shihen se vërshimet në Klinë kanë bllokuar njerëzit në hotel, pasi lumi Drin ka dal nga shtrati.
Bëhet fjalë për restaurantet që ndodhet buzë rrugës Klinë-Gjakovë, ku shihet se vërshimet i kanë bllokuar rrugët.