Marrëdhënia mes Franck Kessie dhe tifozëve të Milan-it nuk është aspak e mirë.
Pavarësisht golit të shënuar kundër Lazio-s në Kupën e Italisë dhe festës poshtë tifozerisë ultras, mesfushori nuk është falur nga një pjesë e tifozëve për çështjen e rinovimit të kontratës.
Kështu, gjatë leximit të formacioneve para ndeshjes me Sampdoria-n, emri i tij është pritur më nje shi vërshëllimash. Sikur të mos mjaftonte kjo, tifozeria ultras ka shfaqur edhe një mesazh të qartë: “Kush e do Milan-in ta tregojë me fakte, të pakënaqurit mund të largohen”.
Vërshëllima, fjalë dhe gjeste që nuk e lënë indiferent Kessie, rinovimi i të cilit me kuqezinjtë është akoma shumë larg dhe zërat për një interesim të Barcelona-s që po shtohen gjithnjë e më shumë.