Durrës, trageti person defekt në panelin e drejtimit, anulohet udhëtimi drejt Ankonës

February 13, 2022
1 minut lexim

Një traget që do të udhëtonte drejt Ankonës ka pësuar defekt ditën e sotme, duke bërë që të anulojë udhëtimin e tij.

Mësohet se defekti ka ndodhur në panelin e drejtimit të tragetit drejt Ankones me tragetin e linjës Klaudia.

Trageti, sipas burimeve, do të lundroje drejt Ankonës bosh, për të realizuar kontrollin dhe riparimin e avarisë në portin e Ankones, ku specialistët do të bëjnë eliminimin e defektit të konstatuar.

Paraprakisht dyshohet të jetë një kushinetë me defekt, ndërsa autoriteti portual Durrës ka bërë me dije se kompania do të rimbursojë ose shtyjë për një moment të dytë të gjitha biletat e rezevuara.

“Njoftojmë pasagjerët që kanë rezervuar udhëtimin e tyre mbrëmjen e sotme drejt Ankonës me tragetin “Claudia” se ky lundrim është anuluar për shkak të një avarie që ka pësuar ky traget. Kompania do të rimbursojë ose shtyjë për një moment të dytë të gjitha biletat e rezevuara për këtë lundrim. Linja e Barit do të vijojë normalisht sipas orareve të parashikuara. Për informacione mbi oraret e trageteve: ???????? https://ëëë.durresport.al/tragetetsot.php”

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vërshëllima për Kessien

Story i radhës

Këto janë komunat që regjistruan sot më së shumti raste me COVID në Kosovë

Të fundit nga

Çfarë paqe do të kemi pas luftës?

“Lufta në Ukrainë ka trazuar historinë e shekullit njëzet e një, duke u bërë shenjuesja e tij, ashtu si konfliktet e Revolucionit Francez dhe Perandorisë ishin shenjueset e shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe
ShkoLartë