Vërshëllima për Kessien

Marrëdhënia mes Franck Kessie dhe tifozëve të Milan-it nuk është aspak e mirë.

Pavarësisht golit të shënuar kundër Lazio-s në Kupën e Italisë dhe festës poshtë tifozerisë ultras, mesfushori nuk është falur nga një pjesë e tifozëve për çështjen e rinovimit të kontratës.

Kështu, gjatë leximit të formacioneve para ndeshjes  me Sampdoria-n, emri i tij është pritur më nje  shi vërshëllimash. Sikur të mos mjaftonte kjo, tifozeria ultras ka shfaqur edhe një mesazh  të qartë: “Kush e do Milan-in ta tregojë me fakte, të pakënaqurit mund të largohen”.

Vërshëllima, fjalë dhe gjeste që nuk e lënë indiferent Kessie, rinovimi i të cilit me kuqezinjtë është akoma shumë larg dhe zërat për një interesim të Barcelona-s që po shtohen gjithnjë e më shumë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

5 mite bukurie që i keni besuar kot deri tani

Story i radhës

Durrës, trageti person defekt në panelin e drejtimit, anulohet udhëtimi drejt Ankonës

Të fundit nga