Verifikimi me 2-faktorë ka reduktuar thyerjet e sigurisë me 50% thotë Google

February 9, 2022
1 minut lexim

Vendimi i Google për të aktivizuar verifikimin me dy faktorë automatikisht duket të ketë dhënë rezultatet e para. Firma e kërkimit zbuloi se thyerjet e llogarive janë reduktuar me 50% në mesin e përdoruesve që shfrytëzojnë 2FA.

Rënia e thyerjeve është një provë se niveli shtesë i sigurisë është efektiv edhe pse nuk zbuloi numrin e llogarive të kompromentuara.

Kompania nuk tregoi sesa shpejt 2FA po përhapet, por premtoi të vijonte lançimin në 2022. Mëse 150 milionë njerëz deri më sot janë kaluar automatikisht në këtë shtresë sigurie, përfshirë 2 milionë krijues të YouTube.

Nga muaji Mars Google do të ofrojë opsione shtesë të shfletimit të sigurte në ueb që parandalojnë përdoruesit të vizitojnë faqe të dëmshme.

Reduktimi i volumit të thyerjeve të sigurisë nuk është një çudi sepse duhet përpjekje e madhe për të ndërhyrë në një llogari të mbrojtur me 2FA. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Koronavirusi nga tani do të konsiderohet si sëmundje endemike/ Ky shtet shfuqizon të gjitha masat anti-COVID

Story i radhës

HRW kërkon hetime të pavarura për protestat në Kazakistan

Të fundit nga

ShkoLartë