Koronavirusi nga tani do të konsiderohet si sëmundje endemike/ Ky shtet shfuqizon të gjitha masat anti-COVID

Suedia ka shfuqizuar të gjitha masat epidemiologjike, duke i dhënë fund testimit masiv pa pagesë për COVID-19 si dhe ka hapur të gjithë kufijtë për qytetarët e Bashkimit Evropian.

Coronavirusi prej sot në këtë vend do të trajtohet si sëmundje endemike, transmeton Telegrafi.

Ky urdhër do të hyjë në fuqi sonte pasmesnate, e suedezët i janë bashkuar danezëve dhe norvegjezëve, që më herët shfuqizuan masat e njëjta.

Autoritetet shëndetësore konsiderojnë se pandemia po hyn në atë që po përshkruhet si faza e re, pasi që varianti Omicron nuk po u shkakton edhe aq shumë probleme të infektuarve.

Suedezët madje kanë hequr edhe certifikatat COVID, si dhe bartjen e obligueshme të maskës në transportin publik.

“Pandemia nuk ka marrë fund, por po hyjmë në një fazë të re. Situata është përmirësuar, e disa studime po tregojnë se Omicroni po shkakton më pak probleme”, tha kryeministrja suedeze Magdalena Andersson. 

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Këto janë mrekullitë”, për çfarë e ka fjalën Monika gjatë bisedës me Donaldin

Story i radhës

Verifikimi me 2-faktorë ka reduktuar thyerjet e sigurisë me 50% thotë Google

Të fundit nga