Në të gjithë rajonin juglindor të Evropës, temperaturat e verës pritet të arrijnë vlerat mbi mesataren.
Në territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore temperaturat pritet të tejkalojnë vlerat mesatare afatgjata, gjegjësisht mund të arrijnë deri në 3°C, thuhet në njoftimin e parashikimit të motit nga Drejtori Hidrometeorologjike e Maqedonisë.
Sipas të dhënave të kësaj drejtorie, parashikimet rajonale të reshjeve janë se i gjithë rajoni juglindor i Evropës mund të ketë reshje nën mesataren me një probabilitet të rritjes nga veriperëndimi në lindje.
Të dhënat për Maqedoninë e Veriut tregojnë se devijimi më i madh negativ i reshjeve për këtë sezon pritet të jetë në muajin gusht.
Në pjesët malore ka një probabilitet të lartë që të tejkalohet mesatarja e reshjeve për shkak të episodeve të rritjes së konvekcionit dhe reshjeve të dendura.
Në sezonin e verës, thuhet se ka mundësi të periudhave me mot jashtëzakonisht të nxehtë dhe të thatë, si dhe mundësi të devijimeve të theksuara negative nga vlerat mesatare të zakonshme të temperaturës.
Mesatarja shumëvjeçare në periudhën nga viti 1981 deri në vitin 2010, për temperaturat e ajrit në stinën e verës varionte nga 16°C në zonat malore deri në 25,3°C sipas matjeve të kryera në Gjevgjeli.
Reshjet në këtë periudhë janë në diapazonin prej 23,9 mm të matura në stacionin meteorologjik në Shtip dhe deri në 96,7 mm në Mavrovë.
Për temperaturën e ajrit në të njëjtën periudhë, në Shkup për muajin qershor, korrik dhe gusht temperaturat ishin 21,9°C, 24,2° dhe 23,9°C.
Sasia mesatare e reshjeve në Shkup, nga viti 1981 deri në vitin 2010 për qershor, korrik dhe gusht është 44,0 mm, 37,6 mm dhe 34,4 mm.