Një 76-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi kreu veprime të turpshme me një vajzë të mitur.
Arrestimi i tij erdhi pas denoncimit të një shtetasi, i cili përmes një videoje tregonte se i moshuari kryente vepra të turpshme me një të mitur.
Njoftimi i Policisë:
Reagim i DVP Tiranë
Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, që bën fjalë për një rast denoncimi të një shtetasi që kryen vepra të turpshme ndaj një shtetaseje të mitur, ju sqarojmë se:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas transmetimit të pamjeve, menjëherë kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasin Sh. C., 76 vjeç, banues në Tiranë.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 ndaluan me inicativë shtetasin Sh. C., për veprën penale “Vepra të turpshme”.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët, për bashkëpunimin, dhe i fton që të vazhdojnë të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast paligjshmërie që ata evdientojnë.