Venecia për mandatin e Xhaçkës, Mediu: Kuvendi s’mund të pengojë dërgimin në Kushtetuese të çështjes

December 10, 2024
1 minut lexim

Në emisionin Open në News24 është diskutuar mbi mandatin e Olta Xhaçkës, ndërsa Komisioni i Venecias dha opinionin e tij lidhur me këtë çështjes. Në opinionin e Venecias thuhet se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të zbatueshme. Por palët politike kanë bërë interpretime të ndryshme lidhur me çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Deputeti Fatmir Mediu, kreu i PR-së, tha se kemi qenë 4 vjet pa Gjykatë Kushtetuese dhe 4 vjet pa Gjykatë të Lartë dhe kjo nuk ndodh në asnjë vend anëtar të NATO-s. Mediu tha se Kuvendi nuk mund të pengojë dërgimin e çështjeve në Kushtetuese kur këtë e kërkon 1/10 e anëtarëve të Parlamentit.

“Sipas logjikës së PS-së, Kuvendi me shumicë votash mund të bllokojë çdo nismë që 1/10 e anëtarëve të Parlamentit mund t’i drejtohen Kushtetueses. Në këtë pikëpamje për çfarë nga duhet Gjykata Kushtetuese kur Kuvendi mund të bllokojë  dërgimin e çdo akti?”, tha Mediu.  Ai tha se deputeti është në lirinë e tij për të votuar, mund të votojë sipas bindjes që ka, por nuk mund të votojë kundër Kushtetutës.

“Kushtetuta e Shqipërisë thotë që vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për tu zbatuar”, tha Mediu. Sipas tij, është çështje tjetër ajo se çfarë vendos Gjykata, pra në rastin konkret për mandatin e Olta Xhaçkës, dhe tjetër çështje e drejta e 1/10 të deputetëve që t’i drejtohen Kushtetueses.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ministri i Mbrojtjes, Maqedonci do të jetë kandidat për deputet i kësaj partie

Story i radhës

Njerëzit e Artan Grubit: Hajdeni ta mbrojna gjuhën shqipe!

Të fundit nga

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20 janar 2025, do të sjellë ndikime të rëndësishme në politikën amerikane dhe globale.

Alexander Isak, objektiv i PSG-së

Paris Saint-Germain vazhdon planifikimin e skuadrës me synim sezonin e ardhshëm, dhe fokusi kryesor është përforcimi i sulmit. Sipas thashethemeve të fundit, klubi parisien ka një objektiv të qartë: Alexander Isak, sulmuesi
ShkoLartë